Po avancon realizimi i projekteve të gazit në bashkëpunimin regjional të Bullgarisë

Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova me kolegët e saj nga Serbia dhe Greqia Aleksandër Antiç (majtas) dhe Jorgos Statakis gjatë takimit në Aleksandrupolis.
Foto: me.government.bg

Vetëm një ditë pasi në qytetin Kavalla ministri i transportit i Bullgarisë Ivajllo Moskovski nënshkroi me homologun e tij grek Hristos Spirxis memorandumin ndërqeveritar për zgjerimin e projektit të korridorit transportues midis porteve të të dy shteteve, në qytetin bregdetar Aleksandrupollis ministrja bullgare e energjetikës Temenuzhka Petkova diskutoi me homologët e saj grek Jorgos Statakis dhe serb Aleksandër Antiç, projektet e lidhjeve të gazit në rajon. Tema e bisedimeve trepalëshe ishte ndërtimi i të ashtuquajturit korridor vertikal të gazit midis Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë, si dhe i terminalit të gazit natyror pranë portit Aleksandrupolis. E gjithë kjo si premisë për realizimin e projektit të ndërtimit të qendrës ndarëse “Ballkan” pranë qytetit bregdetar bullgar Varnë. Takimi u zhvillua në kuadrin e forumit i kushtuar naftës dhe gazit natyror, organizuar nga Dhoma Tregtare Amerikano-Greke.

Rastësisht apo jo, vetëm një ditë  para kësaj koncepti i projektit për ndërtimin e qendrës ndarëse “Ballkan”, i cili parashikon me këtë impiant të furnizohet gaz edhe përmes kufirit me Turqinë, u prezantua në Sofje edhe para ministrit energjetik turk Berat Albajrak nga ministrja Temenuzhka Petkova dhe kryeministri Bojko Borisov. Si në bisedimet midis Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë, ashtu edhe në to midis Bullgarisë dhe Turqisë, motivi kryesor ishte garantimi i sigurisë dhe pasurimi i furnizimeve të gazit natyror. Turqia nuk ka rezerva ndaj idesë, që nga territori i saj të sigurohet gaz për qendrën ndarëse në fjalë në Bullgari. Lidhur me këtë ministër Albajrak tha, se Ankaraja është gati të zhvillojë çdo lloj bashkëpunimi energjetik me Bullgarinë, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimeve energjetike. Po ky është shkaku, për të cilin pala turke ka interes edhe ndaj ndërtimit të linjave suplementare energjetike nga Bullgaria drejt territorit të saj.

Bisedimet e djeshme në Aleksandrupolis në fakt dëshmojnë avancimin e projekteve të gazit në rajon. Ato janë premisë për caktimin e traseve të reja infrastrukturore, gjë që do të ndihmojë konkretizimin e ideve për financimin përkatës. Megjithëqë  ka mjete të siguruara evropiane për lidhjen e gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë, e cila është në një fazë të përparuar, ka domosdoshmëri për sigurimin e resurseve suplementare financiare. Sipas marrëveshjes së arritur midis Sofjes dhe Beogradit që nga fillimi i këtij viti, deri në maj të vitit 2019, duhet të fillojë ndërtimi i pjesës serbe të lidhjes së gazit me Bullgarinë, kështu që të vihet në shfrytëzim në vitin 2020. Gjatë qershorit në kuadrin e vizitës së kryeministrit maqedonas në Bullgari Zoran Zaev, Sofja propozoi ndërtimin e lidhjes edhe me sistemin e gazsjellësve të Maqedonisë. Operatorët e gazit të të dy shteteve fqinje zhvillojnë bisedime mbi këtë çështje që nga viti 2012. Tani mund të pritet edhe avancim në studimin paraprak. Shanset për realizimin e lidhjes së gazit edhe me Maqedoninë janë të mira, për më tepër se energjetika është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re në Shkup. Krahas kësaj për gazifikimin e vendit tashmë u sigurua financim në përmasë 2 miliard euro.

Zhvillimet e fundit në realizimin e projekteve rajonale të gazit ngjallin optimizëm. Kjo në sfondin e faktit, se shumica prej tyre vazhdojnë të jenë në sferën e dëshirës së mirë. Shpresat që të realizohet kalimi nga idetë te realizimi, në shkallë të madhe lidhen me avancimin e regjionit në integrimin evropian.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Projekti për lidhjen infrastrukturore midis Bullgarisë dhe Greqisë po zgjerohet

Projektet për zhvillimin e kapacitetit të pikëkalimeve kufitare, për përmirësimin e komunikacioneve rrugore transkufitare, për lidhjen e sistemeve të transportimit të gazit mes dy vendeve dhe për krijimin e korridoreve të reja të transportit mes..

botuar më 17-09-07 1.59.MD
Gjatë bisedimeve me homologun e saj malazez Sërxhan Darmanoviç ministrja Ekaterina Zaharieva theksoi, se aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE-në nuk është vetëm ndër prioritetet e kryesisë bullgare, por edhe qëllim afatgjatë në politikën e jashtme të Bullgarisë.

Vizita në Podgoricë – e fundit, por jo për nga rëndësia në turneun ballkanik të ministrit të jashtëm bullgar

Turneu i ministres së jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva në shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundoi me vizitë në Malin e Zi. Para kësaj, në vazhdim të afro një muaji, ministrja bullgare zhvilloi bisedime në Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnje..

botuar më 17-09-04 3.13.MD

“Thatësira verore” në rrjedhjet e migrantëve përmes Bullgarisë

Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh flitet për ndryshimin e politikës së BE-së të lidhur me migrantët. Po përgatiten ndryshimet e saj dhe këtë javë në Paris Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministrat..

botuar më 17-08-31 2.54.MD