Në Bullgari përfundoi Kampionati Evropian i tenisit të plazhit

Foto: bgtennis.bg

Kampionati Evropian i tenisit të plazhit, i cili u zhvillua në vendpushimin “Santa Marina” në qytetin bregdetar Sozopoll përfundoi.

Tek meshkujt fituan Luca Cramarossa dhe Mario Garavini (nga Italia), të cilët në ndeshjen finale mposhtën bashkatdhetarët e tyre Luca Carli dhe Michelle Cappelletti me rezultat 7:6 (7), 6:4.

Ndeshja finale e femrave ishte shumë dramatike dhe ajo gjithashtu ishte mes tenisteve të Italisë. Federica Bacchetta dhe Giullia Gaspari mposhtën Sofia Xhimati dhe Flamiania Daina me 6:4, 4:6, 7:6 (5).

Në kampioant morën pjesë 112 çifte nga 22 shtete.

Më shumë nga rubrika
Hólmar Eyjólfsson dhe Jacek Góralski

Dy futbollistë, që luajnë në Bullgari do të marrin pjesë edhe në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi

Pasi kombëtarja jonë e futbollit nuk mund të klasifikohet për të pestën herë me radhë në Kampionatin Botëror (krahas tri kampionateve evropiane me radhë) fansat bullgarë përsëri do t’i përkrahin skuadrat e preferuara të huaja. Megjithatë futbolli ynë do..

botuar më 18-06-16 8.35.PD

Volejbollistet bullgare në finalet e Ligës së Artë

Kombëtarja e Bullgarisë e femrave të volejbollit filloi pjesëmarrjen e saj të shkëlqyer në katërshen finale të Ligës së Artë. Në gjysmëfinalet e turneut në Budapest bullgaret arritën një sukses bindës kundër Finlandës me rezultat 3:0 (25:21,..

botuar më 18-06-15 10.28.PD

Bullgaret morën 3 tituj në Kampionatin Evropian në Boks në Sofje

Përfundoi Kampionati Evropian i zhvilluar në Sofje në boks për gra . Kryeqyteti qe mikpritës i tij për herë të dytë pas vitit 2016. Morën pjesë 143 sportiste prej 33 shteteve. Bullgaria qe e prezantuar prej 7 sportisteve, të cilat fituan..

botuar më 18-06-13 10.22.PD