Ngjarje me adresë ballkanike

Athina është kundër ngrirjes së negociatave të BE-së me Turqinë

Kryeministri grek Aleksis Cipras (i cituar nga ABC) shpalli se “Bashkimi Evropian do të bëjë gabim, po të përfundojë negociatat për anëtarësinë e Turqisë”. Gjermania dhe Austria tashmë e bënë këtë propozim, mirëpo sipas Ciprasit një vendim i tillë do të jetë gabim strategjik, prej të cilit mund të përfitohet Presidenti turk Rexhep Erdogan. Kryeministri grek ngul këmbë se Turqia është një forcë e rëndësishme  rajonale dhe marrëdhëniet me të duhet të mbeten të mira.

U zgjodh Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit.Ruçi qe propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga grupi parlamentar socialist. Votat për tërezultuan 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votim.

Kosova tashmë ka qeveri të re

Me 61 vota pro dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës  zgjodhi qeverinë e re me Kryeministër Ramush Haradinaj.  Ligjvënësit nga lëvizja opozitare “Vetëvendiosje!” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk qëndruan në sallë në momentin që qeveria Haradinaj ishte hedhur në votim. Haradinaj shpalli se aderimi i Kosovës në NATO dhe në BE-në do të jenë prioritetet e kabinetit të tij dhe nënvizoi domosdoshmërinë për dialog me Serbinë. Pasi prezantoi Programin e qeverisë ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bëhen gati për një  “Kosovë të re”.

Beogradi kërkon marrëdhënie të mira me Shkupin

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha se nuk ka zhvilluar bisedime me homologun e saj maqedonas Zoran Zaev në lidhje me mundësinë që Shkupi ta përkrahë anëtarësinë e Kosovës në Interpol, mirëpo shpalli se Beogradi do të bëjë çmos për të pasur marrëdhënie të mira me Maqedoninë. Duke kujtuar se i ka drejtuar një ftesë zyrtare Zaevit për vizitë në Serbi gjatë nëntorit, Bërnabiç shprehi pritjen se saj se në këtë vizitë do të planifikohet një seancë të ardhshme të përbashkët të qeverive të dy shteteve.

Në ujërat e Detit të Zi në territorin e Rumanisë u ndaluan 200 klandestinë

Fotografi: politiadefrontiera.roRoja bregdetare rumune ndaloi në Detin e Zi dy varka peshkimi me 200 migrantë në to, informuan nga Bukureshti. Në njërën varkë ka pasur 97 shtetas të Iranit dhe Irakut dhe ajo është kapur vetëm 1 milje detare nga bregdeti bullgar. Po zhvillohen hetime për të saktësuar nga ka ardhur ajo.  Nga fillimi i gushtit janë kapur katër mjete të tilla lundrimi dhe fqinja jonë shqetësohet se bëhet fjalë për një itinerar të ri për migrantët ilegal dhe për një alternativë të rrugës së rrezikshme mesdhetare për ata që kërkojnë strehim në Evropë.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: EPA/BGNES

print Printo
Më shumë nga rubrika

Të rinjtë – çelësi për ndryshimin në sistemin arsimor

“Sistemi nuk lejon ndryshim të statukuos, ai nuk ka nevojë për maja dhe përjashtime, të cilat mund të bëhen rregull me kalimin e kohës.” – Këtë e tha në një koment për arsimin ish-Ambasadori i Bullgarisë në Rusi Ilian Vasilev. Rastet për..

botuar më 17-09-19 1.47.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Ankaraja po përgatit një plan veprimi në lidhje me referendumin për Kurdistanin Irakian Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se më 22 shtator Turqia do të shpallë një plan veprimi në lidhje me referendumin për pavarësinë e..

botuar më 17-09-18 3.01.MD

Zbulo fytyrën e ndryshme të Sofjes

“O Sofja, o Sofja – o moj Londra e vogël, o Sofja, o Sofja – të dua!” Kështu këndohet në “Këngën për qytetin e dashur” në interpretim të aktorit tonë të paharrueshëm Todor Kolev. Kryeqyteti ynë është shtëpia jonë dhe ne duhet të përpiqemi ta..

botuar më 17-09-17 9.05.PD