Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një studim tregoi se vargjet e mëdha tregtare nuk e vrasin, por e zhvillojnë tregun në Bullgari

БНР Новини

Shumë bullgarë janë të mendimit se prania në rritje e vargjeve të mëdha tregtare në vend ka pasoja negative për tregun e brendshëm, si injorimi i prodhuesve kombëtarë, shitja e mallrave të importuara, përhapja e mallrave të cilësisë së dytë, fshehja e fitimit dhe tatimeve etj. Mirëpo, një analizë e Institutit për Ekonominë e Tregut na paraqet një pamje krejt të ndryshme.

Sipas autorëve të analizës mendimi se vargjet e mëdha tregtare janë plotë produkte të huaja është i gabuar. Ata shënojnë se mbi 70 për qind prej të gjitha mallrave të shitura janë blerë nga furnizuesit bullgarë. Statistika e vetë super marketeve tregon se produktet e firmave bullgare përbëjnë nga 60 deri në 70 për qind të vëllimit të përbashkët të mallrave. Gazeta “Sega” shënon një publikim kushtuar kësaj teme se këto të dhëna i përgënjeshtrojnë argumentet e përhapura për imponimin e kuotave për produktet e prodhuara në Bullgari në hipermarkete dhe për praninë e detyrueshme minimale të mallrave bullgare, si 51 për qind për frytet, 50 për qind për mishin e pulës, 70 për qind për produktet e qumështit, 25 për qind për mishin tjetër dhe 75 për qind për verën dhe alkoolin.

Mirëpo, analiza e Institutit për Ekonominë e Tregut tregon gjithashtu se vargjet tregtare jo vetëm se nuk janë “armiq” të prodhimit bullgar, por madje bëjnë investime direkte në të. Me disa fushata specifike disa prej tyre stimulojnë prodhimin e disa produkteve nga regjione të ndryshme të vendit, kurse disa vargje të tjera lidhin marrëveshje drejtpërsëdrejti me prodhuesit e frutave dhe të perimeve, duke garantuar se do t’i blejnë sasitë e deklaruara.

Nuk është i arsyeshëm shqetësimi se vargjet i asgjësojnë dyqanet e vogla dhe i mbyllin vendet e punës. Duke cituar të dhëna të Eurostatit për vitin 2015, studimi shënon se në sektorin “tregti me pakicë” vetëm 43 firma në Bullgari kanë personel mbi 250 veta. Në të vërtetë hipermarketet dhe dyqane të tjera të tilla disponojnë rreth 40 për qind të tregut me pakicë, por kjo nuk është në dëm të tregtarëve të vegjël, sepse xhirot e tyre edhe gjatë vitit 2012, edhe gjatë 2015-ës janë rreth 4.4 mlrd leva. Rritja e xhiros së dyqaneve të mëdha nuk është për llogari të atyre të vogla, por më tepër i detyrohet ndryshimit të zakoneve të klientëve si rezultat i rritjes ekonomike në vend dhe i të ardhurave më të larta, na shpjegojnë autorët e analizës. Sipas tyre statistika e punësimit e përgënjeshtron mitin për falimentimet në masë të dyqaneve të vogla dhe për vendet e humbura të punës. Nga viti 2005 deri në 2015 numri i të punësuarit në tregtinë me pakicë është rritur me rreth 12 për qind, kurse kjo rritje tregon se përhapja e formateve moderne tregtare në praktikë çon në rritjen neto të punësimit në sektor. Përveç kësaj, vargjet tregtare u japin punëtorëve të tyre paga më të larta. Në vitin 2015 paga mesatare mujore bruto ka qenë 976 leva, ose mbi dy herë më e lartë nga jo në firmat më të vogla, ku ka deri në 9 punonjës (449 leva). Puna në firmat më të mëdha në sektor siguron një prodhueshmëri më të madhe, sepse vlera mesatare e shtuar vjetore për një nëpunës në firmat e mëdha është 22 000 leva, kurse në ato të vogla – vetëm 5001 leva.

Zgjerimi i tregtisë moderne ndikon pozitivisht edhe mbi zgjedhjen e konsumatorit. Formatet moderne tregtare u ofrojnë klientëve nga 2000 deri në 20 000 artikuj, gjë që është e paarritshme për dyqanet e vogla. Metodat e tyre për certifikimin dhe kontrollin, si dhe kërkesat ndaj furnizuesve, e rritin cilësinë e prodhimit. Sipas analizës në

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD