Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë gjëra, të cilat në botë lidhen me Bullgarinë

БНР Новини
Trëndafili bullgar (Rosa Damascena)
Foto: BGNES

Bullgaria në botë është njohur me disa gjëra: me natyrën e bukur, historinë e pasur, mikpritjen, gratë e bukura dhe burrat e fortë. Mirëpo, me siguri jo vetëm me ta. Ju prezantojmë edhe disa të tjerë, të cilët në pika të ndryshme të botës lidhen me shtetin tonë:

Trasta bullgare

Kërkoni pajisjen ideale sportive për të gjitha grupet e muskujve, përveç kësaj të përshtatshme edhe për gratë edhe për meshkujt? Atëherë ju prezantojmë trastën bullgare! Kjo pajisje përdoret kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por adhuruesit e fitnesit në Bullgari, të cilët dinë për të, janë pak. Pavarësisht se shpikësi i saj është një bullgar. Emri i tij është Ivan Ivanov – ish mundës i stilit klasik. Prej vitesh ai ndodhet në Amerikë dhe atje punon si trajner. Në vitin 2009 Federata Amerikane e Mundjes e shpalli atë për trajner numër 1 në stilin klasik. Ndër të fshehtat e sukseseve të sportistëve të tij është trasta e shpikur nga ai me peshë nga 3 deri më 38 kilogramë. Ideja për formën e saj specifike ka lindur sipas analogjisë me  qengjin, të cilin mundësit bullgarë e kanë hedhur mbi shpinë gjatë kohës së tubimeve të mundjes popullore. Në këtë pajisje ka shumë dorëza – kryesore, anësore dhe me rripa, të cilat e bëjnë këtë mjet të përshtatshëm për trajnime të pothuaj të gjitha grupeve të muskujve. Në trastat origjinale bullgare është vendosur flamuri trengjyrësh bullgar dhe ka mbishkrim “Bulgarian bag”.


Pozita bullgare galiç (Bulgarian split squat)


Ky është një ushtrim i thjeshtë dhe efektiv për muskujt e vitheve dhe për muskujt gluteal. Gjatë ekzekutimit të tij njëra këmbë merr peshën, derisa tjetra ngrihet dhe mbështetet mbrapa. Mund të ekzekutohet me peshë suplementare – shtangë apo dorakë. Kjo pozitë galiç është bërë e njohur më parë ndër adhuruesit e fitnesit në SHBA, pastaj edhe në botë dhe merita për përhapjen e saj është e trajnerit bullgar të peshëngritjes Angell Spasov.


Speci bullgar


Në të kaluarën Bullgaria ka eksportuar në Bashkimin Sovjetik sasi të mëdha të prodhimeve të ndryshme bujqësore. Origjina bullgare e produkteve ka qenë garanci për cilësinë e tyre dhe për shijen e mirë. Që atëkohë në gjuhën ruse speci i ëmbël quhet “bullgar”, pavarësisht se në Bullgari askush nuk e quan atë kështu.

Bullgarja

Në revistat e specializuara ruse për ndërtim shpesh botohen artikuj për këtë “se si ta zgjedhim bullgaren”, sepse, siç saktësojnë autorët: “në dukje të gjitha bullgaret janë njësoj”. Jo, mos u nxitoni me komentet! Në fakt në gjuhën bisedore ruse kështu quhet zmeriluesi i këndeve. Ky term përsëri në shpie në kohën e socializmit. Duket se zmeriluesit e këndeve të parë në tregun rus kanë qenë ata të importuar nga Bullgaria. Prodhuesi i tyre ka qenë uzina “Sparki Eltos” në qytetin Lloveç (Bullgari Veriore).

Trëndafili bullgar

Vaj trëndafiliE quajnë Mbreti i Luleve dhe ai është simboli i Bullgarisë jashtë shtetit. Vaji i tij me erë të këndshme  që prodhohet prej llojeve të ndryshme të trëndafilave bullgarë është një përbërës pothuaj i detyrueshëm i parfumeve të markave më të njohura. Uji i trëndafilit, i cili është një nga produktet e procesit të nxjerrjes së vajit, përdoret për pastrimin dhe qetësimin e lëkurës. Gjyshat bullgarë në fshat gatuajnë ëmbëlsirë të shijshme trëndafili, e cila përmirëson peristaltikën. Emri latin i trëndafilit bullgar  është Rosa Damascena, i cili na kujton se kjo lule ka ardhur në trojet bullgare nga Lindja e Mesme. Tek ne kushtet klimatike janë shumë të përshtatshme për këtë bimë dhe prandaj rajoni i Bullgarisë Qendrore mes maleve Stara Planina dhe Sredna Gora është i njohur si “Lugina e Trëndafilave”. Bullgaria është vendi ku prodhohet më shumë vaj trëndafili me cilësi të lartë me çmim 5-6 mijë euro për një kilogram.

Lactobacillus Bulgaricus

Në vitin 1905 mjeku bullgar Stamen Grigorov studioi mikroflorën e kosit tradicional bullgar. Ai qe i pari që zbuloi “shkopin e vogël” në sajë të të cilit zhvillohet procesi i fermentimit i këtij produkti. Shkencëtari e zgjodhi për bakterin e ri emrin Lactobacillus Bulgaricus. Pak më vonë studiuesi dhe mbajtësi i çmimit Nobel Ilja Meçnikov arriti në përfundimin se falë këtij bakteri kosi bullgar zvogëlon ndikimin e mikroorganizmave të dëmshme mbi organizmin e njeriut dhe përdorimi i rregullt i këtij produkti kontribuon për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Aktualisht miliona njerëz në botë me kënaqësi e hanë këtë kos me tharm të posaçëm bullgar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: BGNES, Wikipedia, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD