Aleksandër Velev: Radioja vazhdon të jetë media më mobile

Foto: BGNES

Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev mori pjesë në konferencën vjetore të mediave publike. “E ardhmja e radios në epokën e re të mediave” ishte një prej temave kryesore të konferencës. Në forum përfaqësuesit e mediave dhe televizioneve publike nga mbarë bota kërkuan jo vetëm rrugët e zhvillimit, por edhe ato të luftimit të sfidave të kohës sonë, siç janë lajmet e falsifikuara dhe popullizmi. Në programin “Diçka më tepër” të Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev theksoi se radioja vazhdon të jetë media më mobile dhe më e shpejtë. Sipas fjalëve të tij, një prej sfidave para radios është përhapja e internetit gjithnjë e më shumë në jetën tonë dhe masat lidhur me këtë që duhet të merren që të vazhdojë të gëzojë media një popullaritet kaq të madh. Ai citoi të dhënat e një studimi të auditorit rinor, i cili tregoi se 70 për qind prej tyre dëgjojnë radio nëpërmjet pajisjeve të celularit, ose përmes kompjuterëve të lëvizshëm, domethënë ata dëgjojnë radio kryesisht në internet. Aleksandër Velev nënvizoi se Radioja Kombëtare Bullgare prodhon pikërisht një produkt të tillë – njerëzit kanë mundësi të lexojnë dhe të dëgjojnë programet e radios të transmetuara në eter. “Radioja Kombëtare Bullgare gjithmonë ka qenë një operator i mirë publik. Ky është vlerësimi i Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve, vlerësim ky që kemi marrë jo një herë”, komentoi Aleksandër Velev. Ai ishte kategorik se Radioja Kombëtare Bullgare disponon besimin e domosdoshëm të shoqërisë.

Më shumë nga rubrika
Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Sofje

MPJ informon për dy bullgarë të vrarë në Pretori

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se më 13 shkurt Ambasada bullgare në Pretori (të Republikës së Afrikës së Jugut) ka marrë informacion jozyrtar për dy shtetas bullgarë të qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në Kejp Taun. Sipas burimeve..

botuar më 18-02-16 7.00.MD
Kryeministrat Borisov (majtas) dhe Binali Jëlldërëm

Bojko Borisov: Turqia e mbron me sukses krahun jugor të NATO-së

Unë jam i qetë për këtë se krahu jugor i NATO-së është mbrojtur në mënyrë të besueshme nga Turqia dhe se gjithnjë e më shumë shtete evropiane e përdorin gjuhën tonë të normalizimit të marrëdhënieve. “Kështu do të mund të harxhojmë më shumë..

botuar më 18-02-16 6.30.MD
David McAllister

David McAllister: Bullgaria jep një shembull pozitiv për fqinjësi të mirë

Përshëndes fokusin, të cilin na ofroi Bullgaria – mbi Ballkanin Perëndimor. Vetë Bullgaria është një shembull pozitiv për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, tha Kryetari i Komisionit për punët e jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister..

botuar më 18-02-16 6.19.MD