Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti i qeverisë për rrezikun nga Rusia shkaktoi reaksione të ashpra në Parlament

Foto: Georgi Kornejkov, BNR

Konstatimi në raportin e qeverisë për sigurinë kombëtare gjatë vitit 2016, se Rusia është një prej rreziqeve kryesore të jashtme politike, shkaktoi reaksione të ashpra në Parlament. Raporti pasqyron objektivisht rreziqet në regjion dhe faktorin “Rusia” në këtë drejtim, është i mendimit Milen Mihov nga “Patriotët e Bashkuar” dhe anëtar i Komisionit të Mbrojtjes. Atje janë shënuar tri fakte të qarta: së pari prania e konsiderueshme e Rusisë në rajonin e Detit të Zi, së dyti – marrëdhëniet e ashpërsuara mes Rusisë, nga njëra anë, dhe NATO-së dhe BE-së, nga ana tjetër, dhe së treti – provat gjithnjë e më të mëdha të Rusisë për të formuar sfera ndikimi, përfshi këtu edhe në Bullgari. Krasimir Vellçev nga GERB, bashkëkryetar i Grupit Parlamentar për Miqësi me Federatën Ruse, mendon se konstatime të tilla mund të keqësojnë marrëdhëniet bilaterale, por po të ketë fakte të sakta ato mund të ndihmojnë për t’u korrigjuar disa deklarata të veçanta, ose veprimet e pushtetarëve. Sipas Anton Kutevit nga Partia Socialiste Bullgare, Bullgaria mund të mirëmbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe kjo nuk do të thotë refuzim të drejtimit euroatlantik. Ai komentoi se fakti se jemi në NATO dhe BE, do të thotë se mund të jemi ura e këtyre forcave botërore me Rusinë dhe ne duhet të jemi një urë e tillë, sepse kemi një histori të përbashkët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD