Jean-Claude Juncker bëri thirrje për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen

Jean-Claude Juncker
Foto: BTA

Në fjalimin e tij vjetor para Parlamentit Evropian në Starsburg për gjendjen e BE-së Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se më në fund Bullgaria dhe Rumania duhet të pranohen në Hapësirën Shengen. 

Ai u bëri thirrje gjithashtu të gjitha shtetetve që të tregojnë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e kufijve të jashtme të Komunitetit. Bullgaria, Italia dhe Spanja nuk duhet të kujdesen vetë për sigurinë e kufijve, mendon Kreytari i Koisionit Evropian. 

Ai përkrahi idenë për implementimin e valutës së përbashkët në të gjitha shtetet e Bashkimit, përfshin edhe shtetet më të varfëra të Evropës Juglindore. 

Zoti Juncker bëri thirrje gjithashtu për dhënien e një perspektive të qartë për pranimin në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo nënvizoi se një politikë e ngjashme për Turqinë është e pamundshme në të ardhmen e afërt.


Më shumë nga rubrika

Nga viti 2018 shteti premton që rroga minimale të bëhet 261 euro

Punëdhënësit dhe sindikatat nuk arritën konsensus mbi përmasën e re të rrogës minimale që nga viti 2018. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, transmetoi Agjencia Fokus. Megjithëkëtë ministri i punës dhe i..

botuar më 17-12-12 4.49.MD

Komisioni Buxhetor hodhi poshtë veton e pjesshme të presidentit mbi buxhetin e Arkës Shëndetësore

Vetoja e presidentit Rumen Radev mbi tekstet e buxhetit të Arkës Shëndetësore u hodh poshtë nga Komisioni Parlamentar i Buxhetit dhe i Financave. Kreu i shtetit imponoi veto mbi tekstet me të cilat vendosej moratorium mbi pagesat për 32 ilaçe të reja me..

botuar më 17-12-12 4.08.MD

Bullgaria kaloi përpara në klasifikimin e barazisë së sekseve

Në krahasim me vitin 2015 Bullgaria u radhit me dhjetë vende përpara në fushën e barazisë së sekseve ndër shtetet anëtare të BE-së. Këtë e tregojnë rezultatet e indeksit të tretë për këtë vit, i cili evidenton gjendjen e këtij treguesi në bashkim. Ato të..

botuar më 17-12-12 3.58.MD