Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Javor Aleksiev: Tatimi i sheshtë është një nga gjërat, të cilat në të vërtetë punojnë mirë

Foto: BNR

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ekonomisti Javor Aleksiev tha se gjatë viteve të fundit vëzhgohet një proces i rritjes së pagës mesatare në shtet me 8-10% për vit. Kjo krijon përshtypjen se pak nga pak nivelet e rrogave në Bullgari afrohen tek ato të shteteve të tjera evropiane. Baza e këtyre studimeve është shumë e ulët – bëhet fjalë për nivelet e pagës mesatare në Bullgari në vitet kur akoma nuk ishim pjesë e BE-së. Dhe tendenca pozitive në të vërtetë është fakt.

Në se vetëm para 15 vjetësh punonjësi mesatar bullgar ka qenë 6-7 herë më i varfër se kolegu i tij gjerman, aktualisht kjo diferencë është pak më se 3 herë. Problemi është në këtë se duhet të fillojmë t’i aplikojmë politikat e drejta apo të mos i aplikojmë politikat e gabuara , kështu që ky proces të vazhdojë dhe të përfshijë sa më shumë bullgarë. Aktualisht vetëm 30% të bullgarëve marrin pagë, që mund të quhet “pagë mesatare” – tha Aleksievi.

Sipas tij 10% prej njerëzve më të varfër pothuaj nuk marrin pjesë në tregun e punës. Vetëm 30% prej të ardhurave të tyre vijnë nga shpërblimet për punë të kryer, kurse paratë e tyre të tjera janë prej pensioneve dhe pagimeve të ndryshme sociale. Me rritjen e pagës minimale njerëzit, të cilët punojnë për të,marrin më shumë para, mirëpo kjo nuk i prek këto 10% të popullsisë, sepse këta njerëz janë në rrezik të drejtpërdrejtë nga përjashtimi social.

Duke folur për pakësimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ai është i mundshëm, po të kufizohen disa shpenzime, kurse tatimet e tjera mund të reduktohen për shkak të mundësive konkrete në buxhet.

"Tatimi i sheshtë është një nga gjërat, të cilat punojnë mirë, bile në kohën e krizës – atëherë të ardhurat prej tij mbeten të qëndrueshme dhe nuk ulen. Ai ka provuar efikasitetin e vet dhe dy vjet me radhë kemi të ardhura mbi ato të prognozimit" – shtoi gjithashtu Javor Aleksiev.

Çfarë në të vërtetë është tatimi i sheshtë? Sistemi i tij është implementimi i një norme të vetme tatimore siç për personat fizikë, kështu edhe për firmat, pavarësisht nga madhësia e të ardhurave. D.m.th. nuk ka diferencë në normat e tatimit për të varfrit dhe për të pasurit. Në Bullgari tatimi i shsshtë fitoi popullaritet akoma në vitin 2003, kur një grup ekonomistësh i dërgoi letër të hapur Ministrit të atëhershëm të Financave Milen Vellçev në përkrahje të idesë për implementimin e tij në Bullgari. Kjo u bë fakt pak më vonë – më 1 janar 2008.

Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD