Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i mbrojtjes u shpreh se është më mirë të ndreqen aeroplanët rusë MiG-29, se sa të blihen gjuajtës të rinj

Krasimir Karakaçanov
Foto: BGNES

Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov ripohoi pozitën e tij, se është më mirë të meremetohen aeroplanët rusë MiG-29, se sa të blihen gjuajtës të rinj për Ushtrinë Bullgare. Sipas tij meremetimi do të kushtojë më pak. Për riparimin tashmë u zhvilluan bisedime me firmën prodhuese ruse, shtoi ministri. Ai e tha këtë vetëm disa orë pasi presidenti Rumen Radev shprehu pakënaqësi nga deklarata e kryeministrit Bojko Borisov, se blerja e një tipi të ri gjuajtësish për ushtrinë nuk është një punë e ngutshme dhe se modeli “Gripen” nuk është varianti më i mirë. Modeli suedez “Gripen” u shpall si më i përshtatshëm nga qeveria teknike me kryeministër Ognjan Gerxhikov dhe u përkrah nga Rumen Radevi. Dy ofertat e tjera janë për gjuajtës të përdorur amerikan F-16 nga Portugalia dhe makina, gjithashtu të përdorura, “Jurofajtër” nga Italia. Pritet, që komisioni parlamentar të shprehë qëndrim mbi këtë kazus deri në fund të muajit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva: Nuk duhet humbur shansi për të hyrë në Eurozonë

Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e saj për të dalë në shesh të të ardhurave, por është koha për ta zëvendësuar atë, tha për BTA..

botuar më 24-04-16 12.41.MD

Presidenti uroi juristët për Ditën e Kushtetutës, 16 Prill

Në ditën e sotme me mirënjohje kujtojmë largpamësinë, mençurinë politike dhe ndjenjën e përgjegjësisë së pjesëmarrësve në Kuvendin Kushtetues, të cilët miratuan Kushtetutën e Tërnovës 145 vjet më parë në qytetin Tërnovo dhe vunë themelet e..

botuar më 24-04-16 12.17.MD
Kalin Stojanov dhe Nansi Fezer

Gjermania mbështet anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen

Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov dhe ministrja federale gjermane e punëve të brendshme Nensi Feser vizituan pikën kufitare "Kapiten Andreevo" dhe kufirin e gjelbër midis Bullgarisë dhe Turqisë. Të dy diskutuan pranimin e..

botuar më 24-04-16 9.21.PD