Luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit po vazhdon, me fjalë goje, por me më pak suksese reale

Autor:
Foto: BTA

Luftimi i kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit është një temë aktuale që nga fillimi i tranzicionit. Ajo ka qenë objekt shumë debatesh dhe forumesh, por rezultatet tregojnë se vendi ynë nuk ka qenë në gjendje të kundërvihet në një mënyrë efektive. Në konferencën e shtypit në Agjencinë Telegrafike Bullgare, Forumi civil “Bashkimi Evropian – Rusia” bashkë me rrjetin për veprim civil “BluLink” paraqitën theksat e tryezës së rrumbullakët “Perspektivat për bashkëpunim mes organeve legjislative të BE-së dhe grupeve hetuese civile për luftimin e korrupsionit politik transkufitar”. Në të morën pjesë prokurorë dhe hetues nga vendet-anëtare të BE-së, si dhe nga Rusia dhe Ukraina. Qëllimi ishte sqarimi i mekanizmave, në kuadrin e të cilave shoqëria civile dhe gazetarët mund ta ndihmojnë punën e prokurorisë, duke dhënë sinjale dhe informacion të ndryshëm për parregullsitë, si dhe shqyrtimi i modeleve të mira dhe i problemeve, me të cilat ndeshen prokurorët në luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit. Cilat janë përfundimet e tryezës së rrumbullakët, më shumë hollësi na solli Pavell Antonov – përfaqësues i “BluLink” – Bullgaria:

Павел АнтоновNjë prej tyre ishte për rëndësinë e madhe të transparencës së bashkëpunimit mes prokurorëve dhe organeve për luftimin e korrupsionit në vendet e ndryshme. Vetë prokurorët e deklaruan këtë, se sa rëndësishëm është që shoqëria të dijë në çfarë mënyre ata bashkëpunojnë. U nënvizua roli i mediave dhe i organizatave civile për marrjen e përkrahjes ndaj punës së tyre, sepse ata ndeshen me forma të ndryshme presioni. Një përfundim tjetër i rëndësishëm ishte domosdoshmëria për hallka të koordinuara në çdo një prej vendeve-anëtare të BE-së, të cilat të luftojnë kundër korrupsionit. Kjo është diçka që shqyrtohet në Bullgari, kurse tashmë funksionon me sukses edhe në Spanjë dhe Itali.

I ashtuquajturi organ kundër korrupsionit te ne ende nuk është miratuar nga Parlamenti, por madje të fillojë së funksionuari, ka rrezik që ai të shndërrohet në strukturën e radhës shtetërore me buxhet të madh dhe pa dobi reale për qytetarët, ose për luftimin e korrupsionit. Antonov shprehu dëshpërimin e vet për mungesën e interesit nga ana e institucioneve, që përgjigjen për sektorët “Siguria” dhe “Luftimi i Kriminalitetit të Organizuar”.

Për fat të keq ftesat për institucionet bullgare, të cilat merren me luftimin e korrupsionit, u refuzuan në mënyrë të sjellshme, ose nuk morën përgjigje. Keqardhja ime është krejtësisht e sinqertë, sepse mendoj se dëgjuam shumë gjëra të dobishme për të gjithë që luftojnë me korrupsionin.

Pjesëmarrësit ishin kategorikë se bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Rusisë dhe vendeve-anëtare të BE-së në fushën e aplikimit të ligjit është me rëndësi të madhe. Sa i përket bashkëpunimit mes vendeve nga BE-ja, prokurorët mendojnë se shtetet duhet të bëjnë përpjekje që të pengojnë shfajësimin e përfaqësuesve të kriminalitetit të organizuar dhe pjesëmarrësve në skemat e korrupsionit për shkak të disa të metave të ligjit. Vizita e Kryeprokurorit rus Jurij Çajka te ne, gjithashtu u shqyrtua në një tryezë të rrumbullakët. Mungesa e informacionit për marrëveshjet e lidhura dhe vendimet, të cilat u morën gjatë takimit të tij me Kryeprokurorin bullgar Sotir Cacarov, shkaktojnë disa shqetësime, sepse ato ende nuk janë shpallur publikisht, kurse ky është një kusht i rëndësishëm për transparencën në udhëheqje, për të cilën ngulin këmbë të gjitha institucionet, të paktën me fjalë goje, janë të mendimit pjesëmarrësit. 

Хари ХумелHari Humel – drejtor i “Politikave” në Komitetin Holandez të Helsinkit, deklaroi se luftimi i korrupsionit dhe luftimi për të drejtat e njeriut duhet të zhvillohen së bashku, por kjo nuk ndodh, për shkak të refuzimit të disa shteteve-anëtare për t’i ndihmuar hetuesit, që punojnë mbi hetimin e disa aferave të mëdha kriminale ndërshtetërore. Ka nevojë për një kontroll më të rreptë sa i përket financimit të projekteve të ndryshme nga Rusia dhe vendet e treta në territorin e BE-së, sepse ka të dhëna për larje të parave të pista nga oligarkët rusë në shtete të ndryshme evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BTA, arkiv

Më shumë nga rubrika

Ngjarje me adresë ballkanike

Presidenti i Turqisë do të hapë ambasadë në Jerusalemin Lindor Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) shpalli se do të hapë një ambasadë në Jerusalemin Lindor, ku në konsullatën e përgjithshme turke atje do të..

botuar më 17-12-18 1.04.MD

Karolina Fojerharmell Ribejro – një diell brazilian në Bullgari

Karolina Fojerharmell Ribejro mban në vetvete diellin e Brazilit dhe buzëqeshja vazhdimisht ndriçon në fytyrën e saj. Në Bullgari e sjellë muzika. “ Unë jam braziliane, kam lindur në Sao Paulo. Mësova në universitetin tonë violinë. Atëherë u..

botuar më 17-12-17 2.00.MD
Ljubov Ilieva

Për bashkatdhetarët tanë në qytetin spanjoll Alikante Shkolla Bullgare aty është një copëz nga Atdheu

Fëmijët me padurim presin festat e Krishtlindjeve për të zhytur në magjinë e tyre. Në çdo shkollë bullgare punohen zbukurime për festat, mësohen këngë, sqarohet simbolika e riteve bullgare kushtuar Natës së Buzmit dhe Krishtlindjeve. Shkollat..

botuar më 17-12-16 1.50.MD