Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një varrezë afër Pomories mbetet enigmë më shumë se 100 vjet

БНР Новини

Po të shëtitni në trojet bullgare, mund të vizitoni vende më të ndryshme dhe shumë origjinale. Një vend i tillë interesant për nga arkitektura dhe vendndodhja pa dyshim është Varreza Antike e Kupolës afër Pomories. Ajo shtrihet ndër vreshta dhe kopshte të bukura frutore, vetëm 300 metra larg rrugës për në Pomorie.

Që në hyrjen e kodrës vizituesi i mahnitur kupton se gjendet në një tempull, ku mund të ndihet shpirti i së kaluarës. Një korridor i gjatë 22 metra e çon atë në një dhomë të rrumbullakët me diametër 11.60 metra, e cila bën përshtypje të madhe me arkitekturën e saj.

Снимка

Në qendër ka një shtyllë bosh, e cila zgjerohet lart dhe lidhet me murin e jashtëm. Shumë arkitektë nga mbarë bota e studiojnë edhe sot e kësaj dite këtë varrezë, që të kuptojnë se çfarë është sekreti i kupolës precize të ndërtuar në periudhën rreth shekujve II-IV pas Krishtit. Varreza është ndërtuar kryesisht prej guri gëlqeror dhe tullash të lidhura me llaç. Nga ana e brendshme e shtyllës bosh ka pasur një shkallë të përdredhur, e cila ka çuar në sipërfaqen e kodërvarrit. Në një prej mureve të varrezës ka pesë kamare, ku i kanë vendosur hinoret, ose statujat e njerëzve të vdekur.

Снимка

Nuk ruhet asgjë nga stolitë e varrezës. Shkencëtarët nuk mund ta gjejnë emrin e përshtatshëm për monumentin antik. Ndër njerëzit vendas varreza është e njohur si “kodërvarri bosh”, sepse varreza është mbuluar mirë me dhe, si kodërvarret e trashëguara nga trakët. “Ky monument është një gërshetim i shkëlqyeshëm mes arkitekturës romake dhe asaj trake. Deri tani ajo nuk ka analog asgjëkund në hapësirat, ku është shtrirë tërë Perandoria Romake” – thotë udhërrëfyesi vendas Aleksandër Stoev:

Снимка

Rimëkëmbja e godinës filloi rreth vitit 1958-1959, por nuk u gjetën mbeturina prej varrimesh dhe sarkofagësh. Stili i këtij muzeu është krejtësisht romak. Madje tullat e përdorura janë tipike për ndërtimin romak. Godina ngjan me arkitekturën e mauzoleve romakë. Të tillë janë ata perandorakë, por ata janë më të mëdhenj dhe janë me disa kate. Kanë një sallë të ngjashme të rrumbullakët me një shtyllë në mes dhe me kamare në muret, ku janë vendosur hinoret për ta ruajtur hirin e të vdekurve. Gjëja e vetme e kësaj godine, që e hasim edhe në varrezën trake është mbulimi i saj me dhe dhe formimi i saj si kodër. Kjo është karakteristike vetëm për kulturën e trakëve. Këtu shtylla në mes është e lartë 8.80 metra, ndoshta ajo ka qenë mbi 10 metra, por nuk jemi të sigurt, sepse kodërvarri është i gërryer shumë. Është një fakt kureshtar se brenda shtyllës dikur ka pasur një shkallë në formën e spirales. Në tërë Perandorinë Romake ka pasur 16 godina me shkalla të tilla, po ato nuk hasen shpesh. Godina ka qenë shumë e pasur, por e kanë vjedhur që në lashtësi. Anhialo, siç është emri i vjetër i qytetit Pomorie, ka qenë një vendbanimi i zhvilluar. Përmes territorit të tij ka kaluar një pjesë dërmuese e tregtisë së Kostandinopojës. Vendndodhja e tij ka qenë strategjike, këtu ka kaluar rruga drejt krahinave Mizia dhe Trakia.

Снимка

Kodërvarri ka qenë i njohur ndër vendasit që në vitet para Çlirimit të Bullgarisë. Sipas legjendës, në këtë vend ka pasur dikur çiflig. Atje dy barinj, derisa e kullosnin bagëtinë bënin një vrimë në kodërvarr dhe hynë brenda. Që nga atëherë vendi quhet “kodërvarri bosh”. “Studimet filluan në fund të shekullit të XIX”, thotë Anton Karabashev – drejtori i Muzeut Historik në Pomorie, dhe shton:

Vëllezërit Karel dhe Herman Shkorpil, arkeologë çekë, e vizituan Anhealon, që t’i përshkruajnë kuriozitetet e vjetra – një sërë monumentesh, shtyllash prej mermeri, mbishkrimesh në gjuhën e vjetër greke dhe në latinisht. Ata i bënë skicat e para dhe nëpërmjet publikimeve të tyre e njohën tërë botën me këtë monument interesant. I quajnë jo rastësisht “themeluesit e arkeologjisë bullgare.”

Снимка

Që pas Çlirimit e këtej në Bullgari nuk ka pasur specialist të tillë. Kishte domosdoshmëri që qeveria të dërgonte këtu shkencëtarë të huaj, kryesisht nga Çekia. Historianët e sotëm i kanë kontrolluar të gjitha punimet e tyre. Gjithçka i përgjigjet së vërtetës deri në centimetër. Që atëherë vëllezërit Shkorpil supozuan se kjo ka qenë varrezë. Gjatë disa viteve të fundit studiuesit e kulturës romake në trojet tona janë të mendimit se kjo në fakt nuk është varrezë. Ata supozojnë se ky është një mauzole, i ashtuquajturi “heroon” – një vend i shenjtë i një heroi të ngritur në kult në fetë e lashta. Në kohët e lashta njerëzit e kanë vizituar në masë tempullin dhe atje i kanë bërë ritualet e tyre fetare. Ky është muzeu i vetëm i zbuluar në trojet tona me një arkitekturë dhe përdorim të tillë. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD