Megjithë prognozat optimiste për turizmin, turoperatorët kërkojnë dorëheqjen e Ministres Angellkova

Ministrja Angellkova duke kontrolluar një prej plazheve tona pranë Detit të Zi
Foto: BGNES

Pasi gjatë disa ditëve të fundit të shtatorit Instituti për Analiza dhe Vlerësime të Turizmit konstatoi se stina turistike verore ka qenë shumë e suksesshme dhe deri në fund të vitit mund të pritet rritje e turistëve prej 8 %, madje më shumë, gjatë ditëve të para të tetorit Asociacioni i Turoperatorëve dhe Agjencive Turistikë Bullgare kërkoi dorëheqjen e Ministres së Turizmit Nikolina Angellkova. Sipas turoperatorëve të dhënat për numrin e turistëve të huaj janë zmadhuar, reklama turistike kombëtare nuk disponon vizion strategjik, marketingu turistik është kaotik, kurse Ministrja Angellkova nuk disponon kompetencat profesionale dhe kapacitetin administrativ për t’i përballuar problemet, të cilat po thellohen gjithnjë e më shumë. Disa prej anëtarëve të Asociacionit i refuzuan kritikat, por Këshilli Drejtues i qortoi se duke u marrë me udhëtimet jashtë shtetit, ato janë jo vetëm indiferentë ndaj situatës brenda vendit, por madje fitojnë, në qoftë se bullgarët udhëtojnë më shumë jashtë shtetit. Mirëpo, Angellkova u përkrah nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Sipas tij nën udhëheqjen e saj Ministria ka arritur ta shndërrojë Bullgarinë në një destinim më të njohur dhe tërheqës në tregun turistik evropian dhe botëror. Nga ana tjetër Bordi paralajmëroi se kërkimi i dorëheqjes së Ministres në një moment, kur po përgatiten ndryshimet në legjislacionin për turizmin, është i papranueshëm. Një pozitë të favorshme për Angellkovën zuri gjithashtu Bashkimi Bullgar i Balneologjisë dhe SPA Turizmit. Sipas mendimit të tyre ajo ka kontribuuar për ndryshimin e mendimit se Bullgaria është një destinim sezonal, i njohur vetëm si një destinim detar gjatë verës dhe malor gjatë dimrit. Meqenëse nuk kishte reaksion nga ana e qeverisë, shoqëria mbeti me përshtypjen se dega turistike përjeton kundërshtime serioze të brendshme.


Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

UNESKO-ja përfshiu Nesebërin në sajtin e vet për udhëtime

Një sajt i ri për udhëtime i organizatës së OKB-së për shkencë, arsim dhe kulturë – UNESKO-ja, popullarizon destinacione të ndryshme, ndër të cilat është edhe qyteti i vjetër bregdetar bullgar Nesebër. Sajti “Udhëtime deri në objekte të Trashëgimisë..

botuar më 18-09-23 10.15.PD

Hisarja – një qytet antik me burime të ngrohta minerale

“ Dielli i gushtit shkëlqente ulët mbi kodrat mesjetare. Ai ndriçonte me rrezet e veta të purpurta muret e vjetra dhe u jepte atyre një ngjyrë dhe efekt të veçantë. ” Kështu Patriku i letërsisë bullgare Ivan Vazov e ka parë Hisarjën para më..

botuar më 18-09-01 12.45.MD

Tri përparësitë më të mëdha të fshatit Starosell

Fshati Starosell ndodhet midis malit Sredna Gora dhe Fushës së Rrafshët Trake dhe mund të lavdërohet me tri përparësi, me të cilat tërheq njerëz me interesa më të ndryshëm: adhurues të historisë së trakëve të lashtë, admiruesit e verës së famshme..

botuar më 18-08-28 3.16.MD