Pasi gjatë disa ditëve të fundit të shtatorit Instituti për Analiza dhe Vlerësime të Turizmit konstatoi se stina turistike verore ka qenë shumë e suksesshme dhe deri në fund të vitit mund të pritet rritje e turistëve prej 8 %, madje më shumë, gjatë ditëve të para të tetorit Asociacioni i Turoperatorëve dhe Agjencive Turistikë Bullgare kërkoi dorëheqjen e Ministres së Turizmit Nikolina Angellkova. Sipas turoperatorëve të dhënat për numrin e turistëve të huaj janë zmadhuar, reklama turistike kombëtare nuk disponon vizion strategjik, marketingu turistik është kaotik, kurse Ministrja Angellkova nuk disponon kompetencat profesionale dhe kapacitetin administrativ për t’i përballuar problemet, të cilat po thellohen gjithnjë e më shumë. Disa prej anëtarëve të Asociacionit i refuzuan kritikat, por Këshilli Drejtues i qortoi se duke u marrë me udhëtimet jashtë shtetit, ato janë jo vetëm indiferentë ndaj situatës brenda vendit, por madje fitojnë, në qoftë se bullgarët udhëtojnë më shumë jashtë shtetit. Mirëpo, Angellkova u përkrah nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Sipas tij nën udhëheqjen e saj Ministria ka arritur ta shndërrojë Bullgarinë në një destinim më të njohur dhe tërheqës në tregun turistik evropian dhe botëror. Nga ana tjetër Bordi paralajmëroi se kërkimi i dorëheqjes së Ministres në një moment, kur po përgatiten ndryshimet në legjislacionin për turizmin, është i papranueshëm. Një pozitë të favorshme për Angellkovën zuri gjithashtu Bashkimi Bullgar i Balneologjisë dhe SPA Turizmit. Sipas mendimit të tyre ajo ka kontribuuar për ndryshimin e mendimit se Bullgaria është një destinim sezonal, i njohur vetëm si një destinim detar gjatë verës dhe malor gjatë dimrit. Meqenëse nuk kishte reaksion nga ana e qeverisë, shoqëria mbeti me përshtypjen se dega turistike përjeton kundërshtime serioze të brendshme.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..
Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..