Konfrontime politike dhe institucionale parathonë një përfundim të tensionuar të vitit

Foto: BGNES

Gjatë javës së kaluar parlamenti bullgar votoi kundër dorëheqjes së deputetit të partisë në pushtet GERB Deljan Dobrev, dhënë nga vet ai për shkak të akuzave nga e majta në ndikim të paligjshëm në Bashkinë e qytetit Haskovo. Dorëheqjen ai e koordinoi me kryeministrin dhe lider të partisë GERB Bojko Borisov, dhe prandaj refuzimin që ajo të pranohet, disa e interpretuan si shenje për tension midis grupit parlamentar dhe liderit të partisë në pushtet. Prapë gjatë kësaj jave, komisioni i përkohshëm parlamentar vendosi, që projekti për blerjen e gjuajtësve të rinj të votohet prapë, sepse u kompromentua, edhe nga presidenti Rumen Radev në cilësinë e tij të ish komandantit të Forcave Ushtarako Ajrore. Kryeministri Borisov u përpoq të mbytë konfliktin e deputetëve të partisë në pushtet me presidentin, por Radevi refuzoi “armëpushimin” duke deklaruar, se partia GERB zhvillon një luftë institucionale dhe mediatike kundër Presidencës. Ai shtoi, se mirëkuptimi në emër të komfortit korruptues të pushtetarëve nuk mund të ketë, dhe ja përse do të respektojë parimin “në luftë, si në luftë”. Disa vëzhgues mendojnë, se debatet politike kohët e fundit ashpërsohen edhe për shkak të tensionit të brendshëm në partinë opozitare socialiste. Sipas përkrahësve të kësaj hipoteze, pasi ndërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes partiake, liderja e socialistëve Kornelija Ninova orvatet të konsolidojëdrejtuesit e rinj duke ngurtësuar tonin ndaj pushtetarëve. Sipas vëzhguesve të tjerë, si te pushtetarët, ashtu edhe në opozitë shihet një orientim te forcimi i radhëve partiake duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore. Megjithëqë ato zgjedhje do të zhvillohen pas dy vitesh, për një domosdoshmëri të tillë para kohe foli lideri parlamentar i partisë GERB Cvetan Cvetanov. Cilat prej hipotezave janë të drejta, këtë do ta tregojë koha. Mirëpo, që tani është e qartë, se muajit që mbeten deri në fund të vitit do të jenë të tensionuar dhe të nxehtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Njohja e pakicës bullgare i bashkoi deputetët në Kuvend

Disa ditë pas miratimit të projektligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, më shumë për qëndrimet dominuese në shtet na tregoi Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj. Sipas tij ky..

botuar më 17-10-18 2.20.MD
Andrej Kovaçev dhe Petër Korumbashev

Bullgaria – mediator në marrëdhëniet mes vendeve-anëtare të BE-së

Selia e Komisionit Evropian në Bullgari ishte mikpritëse e debatit për sfidat , me të cilat vendi ynë do të ndeshet pasi merr kryesinë e BE-së nga  data 1 janar 2018. Organizatorët  janë Lëvizja Evropiane dhe Bashkimi i Federalistëve Evropianë...

botuar më 17-10-16 4.28.MD

Takimi vjetor i autoriteteve vendore bullgare

Më 12 tetor në Bullgari shënuam Ditën e bashkive bullgare, kurse sot, 15 tetor, zhvillohet takimi i 12-të vjetor i autoriteteve vendase. Në lidhje me këto ngjarje para Radios Kombëtare Bullgare Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të..

botuar më 17-10-15 10.10.PD