Në stadiumin kombëtar “Vasill Levski “ në Sofje në ndeshjen e parafundit të grupit A të kualifikimeve botërore për Kampionatin Botëror të Futbollit Bullgaria humbi nga Franca me rezultat 0:1. Kështu francezët përsëri janë liderë në grup me 20 pika, pas tyre janë Suedia me 19 pika, Holanda me 16 pika dhe Bullgaria - 12 pika. Pas kësaj humbjeje bullgarët tashmë nuk kanë shanse teorike për play off-et.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..