Ngjarje me adresë ballkanike

Turqia nuk heqë dorë nga bisedimet për hyrje në BE-në

Foto: BGNES

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevljut Çavushogllu deklaroi para revistës “Shpigell”, se Ankaraja nuk ka ndryshuar pozitën ndaj procesit për hyrje në BE-në, nuk ka ndërmend të ndërpretë negociatat për aderim dhe është gati të përmirësojë marrëdhëniet me Gjermaninë. Mosmarrëveshjet midis Berlinit dhe Ankarasë linden nga arrestimi i shtetasve gjermanë. Për shkak të situatës me të drejtat e njeriut në Turqi pas provës së grushtështetit, kohët e fundit u keqësuan marrëdhëniet e saj me BE-në. Këto ditë edhe SHBA-ja ndërprenë dhënien e vizave të emigrantëve në të gjitha misionet e tyre diplomatike në Turqi. Kjo pasi javën e kaluar një nëpunës në Konsullatën e tyre në Stamboll u arrestua me akuzë për “shkelje të Kushtetutës” dhe “provë për rrëzimin e qeverisë”.


Bukureshti dëshiron, që NATO-ja të garantojë sigurinë në Detin e Zi

Foto: BGNES

Ministri i jashtëm rumun Teodor Meleshkanu deklaroi para sesionit të 63-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Bukuresh, se Aleanca duhet të marrë pjesë aktive në garantimin e sigurisë së aleatëve në Detin e Zi. Ai e arsyetoi këtë me “grumbullimin e forcave të armatosura ruse” në rajonin e Detit të Zi pas aneksimit të Krimesë. Ministri shtoi, se para kohe “në Detin e Zi kishte bilanc të forcave midis Rusisë, Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Ukrainës, por atë, që ndodh tani vështirë mund të kuptohet”.


Presidentët e Serbisë dhe Rusisë diskutuan marrëdhëniet dypalëshe

Fotografi: BGNES

Presidentët e Serbisë dhe Rusisë, Aleksandër Vuçiç dhe Vlladimir Putin në një bisedë telefonike diskutuan tema të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe, ndër të cilat edhe gjuajtësit MiG-29 t’i dhuruar Beogradit. Presidenti Putin komentoi, se “situata ndërkombëtare është e tillë, që ajo e vë Serbinë në një gjendje jo të lehtë”, por megjithatë Serbia do të arrijë të kapërcejë vështirësitë. Këtë e transmetoi Agjencia TASS.


Partitë kosovare dëshirojnë që edhe parlamenti të përfshihet në dialogun me Serbinë

Foto: president-ksgov.net

Deputetët e partive kryesore politike në Kosovë insistuan, që dialogu me Serbinë të mos zhvillohet vetëm nga qeveria, por në të të përfshihet edhe parlamenti. Nga Lëvizja Vetëvendosje theksuan, se deri tashti mungon transparencë në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajit insistuan që formati i dialogut të ndryshohet. Partia Demokratike e Kosovës mendon, se parlamenti jo vetëm që duhet të marrë pjesë në procesin e bisedimeve, por edhe të bëhet faktor kyç në formimin e tij. Sipas Nismës për Kosovën, politika e tanishme nuk duhet të vazhdojë dhe nuk duhet të merren vendime, të cilët të vështirësojnë shtetit, siç është rasti me Traktatin për Caktimin e Kufirit me Malin e Zi.


Kryeministri shqiptar kritikon BE-në, se zhvillon bisedime me Beogradin dhe Podgoricën, por jo edhe me Tiranën

Foto: BGNES

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi, se nuk është e drejtë që BE-ja të zhvillojë bisedime me Beogradin dhe Podgoricën, por jo edhe me Tiranën. Sipas tij “procesi i zgjerimit bëhet gjithnjë më pak i drejtë dhe më pak i parashikueshëm”, ndërsa kjo është në fuqi të plotë për Shqipërinë, e cila megjithëqë nuk zhvillon bisedime me BE-në, avancon para fqinjëve të saj. Përsa i përket Maqedonisë kryeministri tha, se e ashtuquajtura platforma shqiptare nuk është shkak për rrëzimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga pushteti. Fakti, se Tirana u ndihmoi shqiptarëve në Maqedoni nuk do të thotë ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë.


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim përkrahu Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

Foto: BGNES

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti caktoi si “një shenje e mirë” Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, që u nënshkrua në Shkup më 1 gusht të këtij viti. Në një miting paraelektoral në qytetin Debër Ahmeti tha, se Maqedonia kërkon bashkëpunim me të gjitha fqinjët, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo politikë hap derën për anëtarësim në NATO-në dhe do të thotë “stabilitet jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për mbarë rajonin, mirëbesim më të madh për investitorët, zhvillim më të mirë dhe perspektiva më të mira për hyrje në BE-në” theksoi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili është partner koalicioni në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Ngjarje me adresë ballkanike

Megjithë humbjen Kroacia triumfon Kroacia humbi nga Franca me 2 me 4 në finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit në Moskë, por lojtarët e trajnerit Zllatko Daliç u kthyen në heronj në atdheun e tyre. Në Zagreb festimet filluan me..

botuar më 18-07-16 2.04.MD

Të rinj nga 5 shtete morën pjesë në kampin e sipërmarrësisë në qytetin Gabrovo

Në rezervatin arkitekturor dhe historik “Bozhenci” u zhvillua Kampi i parë ndërkombëtar për të rinj “Sipërmarrësi si zbulues”. Në të morën pjesë 22 të rinj nga Bullgaria, Bjellorusia,Izraeli, Polonia dhe Rusia. Partnerët në orghanizimin e kampit, i..

botuar më 18-07-15 10.45.PD

Ivan Stojanov: “Çdo një shkollë ka potencialin të kthehet në një vend të preferuar për nxënësit e vet”

Vetëm disa ditë pas fundit të vitit shkollor në Bullgari, tema për nivelin dhe problemet e arsimit shkollor po vazhdon të emocionojë shumë njerëz. Një pjesë prej tyre janë prindër, fëmijët e të cilëve gjatë muajit shtator sivjet do të dëgjojnë për..

botuar më 18-07-14 2.45.MD