Bullgaria – me pagat më të ulëta në Ballkan pas Shqipërisë

Foto: arkiv

Në një takim ndërkombëtar në Sofje me temën: “Niveli i jetesës në qendër të vëmendjes së sindikatave” u paraqit një studim për nivelet mesatare të pagimit në Ballkan dhe në Bullgari gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017. Sipas analizës, pagat më të larta në Ballkan janë në Slloveni dhe Greqi, kurse pagat janë më të ulëta nga ato bullgare vetëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të Eurostatit gjatë vitit 2014 paga në Bullgari ka qenë me 35 për qind më e vogël nga ajo në Serbi, me 16.7 për qind më e ulët nga ajo në Maqedoni dhe tri herë më e ulët nga ajo në Slloveni dhe Greqi. Pas vitit 2014 paga në Bullgari shënon rritje me rreth 26.2 për qind, gjë që sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura tregon se biznesi reagon në një mënyrë adekuate dhe i rrit pagat me shpresën se në këtë mënyrë punëtorët e kualifikuar do të mbeten në vend. Tempi i shpejtë i rritjes së të ardhurave të punës në Bullgari çon në barazimin e pagës mesatare atë në Serbi, por megjithatë Bullgaria përsëri është në fund të klasifikimit të shteteve ballkanike me 530 euro, kurse pas saj është vetëm Shqipëria. Pagimi i punës në Maqedoni është më i lartë nga ai në Bullgari me 1.2 për qind.

Më shumë nga rubrika

Ngjarje me adresë ballkanike

Presidenti i Turqisë do të hapë ambasadë në Jerusalemin Lindor Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) shpalli se do të hapë një ambasadë në Jerusalemin Lindor, ku në konsullatën e përgjithshme turke atje do të..

botuar më 17-12-18 1.04.MD

Karolina Fojerharmell Ribejro – një diell brazilian në Bullgari

Karolina Fojerharmell Ribejro mban në vetvete diellin e Brazilit dhe buzëqeshja vazhdimisht ndriçon në fytyrën e saj. Në Bullgari e sjellë muzika. “ Unë jam braziliane, kam lindur në Sao Paulo. Mësova në universitetin tonë violinë. Atëherë u..

botuar më 17-12-17 2.00.MD
Ljubov Ilieva

Për bashkatdhetarët tanë në qytetin spanjoll Alikante Shkolla Bullgare aty është një copëz nga Atdheu

Fëmijët me padurim presin festat e Krishtlindjeve për të zhytur në magjinë e tyre. Në çdo shkollë bullgare punohen zbukurime për festat, mësohen këngë, sqarohet simbolika e riteve bullgare kushtuar Natës së Buzmit dhe Krishtlindjeve. Shkollat..

botuar më 17-12-16 1.50.MD