Masat shtetërore kundër radikalizimit të të rinjve – qëllimi kryesor i takimit të frankofonëve në Sofje

Frankofonët nga Evropa Qendrore dhe Lindore mbërritën në Sofje për të marrë pjesë në një seminar treditor, kushtuar politikave shtetërore për rininë, drejtuar kundërveprimit ndaj radikalizimit dhe radikalizimit të shoqëruar me dhunë ndër të rinjtë. Seminari është pjesë e një sërë takimesh të njerëzve që flasin në gjuhën frënge në mbarë botën, të bashkuar nga iniciativa “Të lirë së bashku” /www. libresensemble.com/. Ajo është ndërmarrë nga zonja Mikael Zhan, Sekretare e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonëve dhe i është drejtuar luftimit të gjuhës së urrejtjes dhe mesazheve që inspirojnë mungesë tolerance kulturore dhe fetare, të cilat kërcënojnë demokracinë, paqen dhe dinjitetin e njeriut, ndërsa ato janë vlerat kryesore që mbrohen nga Organizata e Frankofonëve në plan botëror.

Mikpritësi i Seminarit të Frankofonëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore është Ministria e Rinisë dhe Sportit në Sofje. Marrin pjesë afro 30 drejtorë dhe ekspertë kombëtarë në lëmin e politikave për rininë nga Shqipëria, Armenia, Maqedonia, Moldavia dhe Rumania. Më shumë hollësi na solli Reni Jotova, drejtoreshë e Zyrës Regjionale për Evropën Qendrore dhe Lindore:

СнимкаQëllimi ynë është që t’i rishikojmë politikat për rininë, bashkë me ministritë përkatëse në kontekstin e temës aktuale tani, kurse ajo është prevenca e radikalizimit dhe e ekstremizmit me dhunë ndër të rinjtë. Duam të përpunojmë një mekanizëm lidhur me përhapjen e kësaj prevence në politikat për rininë në vendet përkatëse. Për organizatën tonë tema është kyçe, sepse shumë prej vendeve tona anëtare të bashkësisë së frankofonëve (gjithsej 84) u bënë viktima të atentateve të ndryshme. Kjo e provokoi Sekretaren e Përgjithshme të Frankofonëve zonja Mikael Zhan për ta lancuar iniciativën “Të lirë së bashku”. Ajo është konkretisht për të rinjtë, sepse konstatuam se pikërisht ata janë objekt i ekstremizmit. Që si nxënës, ata manipulohen nga mediat sociale, që t’u shërbejnë kauzave, të cilat provokojnë vdekje dhe shkatërrime. Strategjia jonë ka qëllim të sigurojë mundësi për një realizim më të mirë profesional të shtresave më të rrezikuara, si dhe t’i bashkojë rreth qëllimeve tona të përbashkëta për të jetuar në një botë gjithnjë e më të mirë, ku e dimë se si të bashkëjetojmë mirë, në shoqëritë tonë multikulturore dhe multifetare.” 

Që gjatë ditës së parë të Seminarit Ndërkombëtar të Frankofonëve në Sofje u bë e qartë se problemet lidhur me radikalizimin në regjionet e ndryshme të botës janë të ndryshme. U prek tema për grupazhin terrorist “Boko Haram”. Anëtarët e tij frymëzojnë vdekje në Nigeri. U vu theksi tek emri i organizatës, që do të thotë “JO Arsimit Evropianoperëndimor”. “Pikërisht përmes prizmit të arsimit duhet të shqyrtohet kundërveprimi ndaj terrorizmit dhe radikalizimit në plan botëror. Të rinjtë do të kenë nevojë për një arsim, i cili jo vetëm u siguron atyre dituri dhe informacion, por në të njëjtën kohë i edukon në tolerancë ndaj atyre që janë më të ndryshëm” – thotë Reni Jotova dhe vazhdon:

Ne jemi të qartë se Shteti Islamik dhe të gjitha grupazhet terroriste disponojnë një fuqi të madhe në internet dhe në rrjetet sociale. Që të mund t’i përgjigjet kësaj propagande të tyre masive me një propagandë edhe më masive, por në drejtimin tjetër, nuk janë të mjaftueshme vetëm përpjekjet е organizatave joqeveritare dhe rinore. Është me rëndësi që prapa tyre të jenë shtetet me politikën e tyre. Një prej pjesëmarrësve të rinj, doktorant nga Algjeri, paraqiti para bashkësisë së frankofonëve në Sofje fushatat që organizohen në Francë, Angli dhe në shtete të tjera të mëdha në botë, të cilat janë prekur më shumë nga sulmet terroriste. Qëllimi ynë është që këto tri ditë të këmbimit të informacionit, të marrim vendim për veprime konkrete, për projekte të përbashkëta, që të punohet me njerëzit e rinj në drejtim të kundërveprimit ndaj këtyre shfaqjeve të dhunës, sepse rreziku është për të gjithë dhe për terrorizmin nuk ka kufij dhe nuk ka shtet, i cili të mos shqyrtojë masa për mbrojtjen e sigurisë dhe të qytetarëve të saj.

Tema për rininë dhe çfarë duhet të jetë kontributi i saj për ruajtjen e paqes, është zgjedhur nga vendi ynë si temë kryesore gjatë kryesisë bullgare në vitin 2018. Prandaj partneri kryesor i seminarit të tanishëm në Sofje është Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. Në fushatë është angazhuar edhe Ministria e Arsimit, e cila nga ana e vet është përfshirë në Deklaratën e Shteteve Evropiane nga Parisi për bashkëpunim nëpërmjet programeve arsimore në drejtim të deradikalizimit të të rinjve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Gergana Mançeva
Më shumë nga rubrika

Gara lojë “Debate për të ardhmen” inspiron sigurim te të rinjtë

Diskutimi para një publiku të madh provokon frikë te shumë njerëz. Kur njeriu, i cili para disa sekondash ishte i qetë dhe i balancuar, duhet të qëndrojë para shumë njerëzve shikimet e të cilëve janë të ngulur te ai, tërë siguria e tij sikur..

botuar më 17-10-20 2.45.MD
Evgeni Ovçarov beson se gjithmonë do të ketë interes ndaj astronomisë.

Përqendroheni tek yjet

Kopshtit i Borisit është emri i një prej parqeve në zemrën e Sofjes dhe është një vend i preferuar nga kryeqytetasit për pushim dhe shëtitje. Por jo të gjithë banorët dhe mysafirët e Sofjes dinë se atje ndodhet observatori më i vjetër astronomik..

botuar më 17-10-19 5.51.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Opozita në Greqi kërkon dorëheqjen e qeverisë së Aleksis Ciprasit Opozita kërkon dorëheqjen e kabinetit të Cipasit për shkak të dështimit të programit të tij social. Sipas të dhënave të Agjencisë Statistikore Evropiane pothuaj katër..

botuar më 17-10-19 3.29.MD