Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje do të mblidhet Asambleja ligjore e BE-së për radio dhe televizion

Më 12 dhe 13 tetor në Sofje do të zhvillohet Asambleja e 14-të ligjore e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në forum, mikpritëse e të cilit do të jetë Radioja Kombëtare Bullgare, do të marrin pjesë më se 80 delegatë nga 42 organizata mediatike nga 28 shtete.

Tema kryesore e programit është “Menaxhimi i mediave publike në botën e digjitalizuar”. Drejtori i sektorit të mediave pranë EBU-së Jean Philp de Tender do të bëjë një prezantim të ndryshimeve digjitale në mediat publike. Për praktikat e mira në udhëheqjen e mediave publike do të flasë drejtori i EBU-së për çështjet e së drejtës së medias dhe komunikacioneve Michael Wagner, kurse për aplikimin e një modeli të ri në Britaninë e Madhe – Gareth Barr nga rregullatori britanik i komunikacioneve OFCOM.

Një ligjëratë me temë “Shembulli Bullgar” do të mbajë Milen Mitev – këshilltari i përgjithshëm juridik i Radios Kombëtare Bullgare dhe anëtari i komitetit ligjor të EBU-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD