Tenisti bullgar Grigor Dimitrov mundi amerikanin Rajën Harisën me rezultat 3:6, 6:3, 7:6 (6) në ndeshjen e parë të turneut të serive “Mastërs” në Shangaj. Për herë të parë Dimitrovi arrin raundin e tretë në Shangaj, ku deri tashti katër herë u rrëzua në raundin e dytë dhe një herë në të të parë. Duke bërë provë të klasifikohet për çerekfinalet, tenisti bullgar, i cili është nën numrin 9 në Ranglistën Botërore, do të ndeshet me ndonjëri prej tenistëve amerikanë Sam Kueri.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..