Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioriteti “Ballkani Perëndimor” mori njohje ndërkombëtare

БНР Новини
Ilijana Jotova dhe Mario Monti gjatë kohës së konferencës
Foto: BGNES

Përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje ishte mikpritëse e një konference me temë: “E ardhmja e Evropës dhe perspektiva bullgare”. Në të morën pjesë Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministrja për Kryesinë bullgare të këshillit të BE-së Liljana Pavllova , drejtori i Institutit për ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ljubomir Kjuçukov etj. Mysafiri i posaçëm i forumit ishte ish-Kryeministri i Italisë Mario Monti. Ai përkrahi një nga prioritetet kryesore të Kryesisë sonë – gatishmërinë për të qenë zërin e fqinjëve tanë nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sipas tij Bullgaria mund të dërgojë një mesazh të rëndësishëm ndaj Evropës nëpërmjet takimit të parashikuar për perspektivat për anëtarësi të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ky takim do të zhvillohet në kuadrin e kryesisë sonë të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. E ardhmja e Eurozonës dhe anëtarësia jonë në Hapësirën e Shengenit, kështu edhe problemet e migracionit gjithashtu ishin ndër temat e forumit.

Ljubomir Kjuçukov nënvizoi se anëtarësia jonë në Shengen dhe ajo në bashkimin valutor janë me rëndësi të madhe për këtë nëse Bullgaria do të vazhdojë të qëndrojë në periferinë e BE-së, apo do të bëhet pjesë e qendrës së tij. Aplikimi ynë për anëtarësi në Eurozonë duhet të bëhet pas një seri analizash shumë të sakta – ekonomike, financiare, sociale. Ato do të japin informacion si do ta ndikojë shtetin tonë një vendim i tillë. Mirëpo për kryerjen e të gjitha analizave ka nevojë për kohë. Deri atëherë duhet të përqendrohemi mbi kryesinë tonë të Këshillit të Bashkimit Evropian, sepse deri në fillimin e saj mbeten vetëm 2 muaj e gjysmë. Lidhur me të fjalimi i Zëvendëspresidentes Ilijana Jotova ishte i rëndësishëm, sepse përvijoi problemet kryesore evropiane që do t’i hasë shteti ynë:

“Bashkimi Evropian i sotëm është ëndrra e realizuar e shumë njerëzve, por për fat të keq ne, brezi i shekullit të 21-të, nuk u përgjigjemi ideve të tyre, as ambicieve të tyre nga vitet e 60-të të shekullit të kaluar. Pakënaqësi provokon fakti se s’kemi vizion për të ardhmen e bashkimit dhe njëkohësisht mungon diskutimi për zhvillimin e tij. Një studim i Eurostat-it i bërë para pak kohe tregoi se 80% të qytetarëve evropianë  presin nga Evropa më shumë në fushën e luftimit të terrorizmit. Mirëpo duke përqendruar vetëm mbi temën për sigurinë, nuk e marrim në konsideratë faktin se pothuaj aq shumë njerëz insistojnë edhe për përballimin e sfidave të tjera – papunësisë, pabarazisë sociale, mbrojtjes së mjedisit, mashtrimeve tatimore. Në këto fusha njerëzit dëshirojnë ta ndiejnë rëndësinë e projektit evropian. Dhe në se politikanët refuzojnë t’i kënaqin pritjet e qytetarëve, euroskeptikët do të bëhen akoma më të fortë.”

Skepticizmi evropian në të vërtetë është rezultat nga humnerat e stërmëdha që ekzistojnë në shoqëritë evropiane. Një pjesë e madhe prej njerëzve janë margjinalizuar dhe të injoruar dhe kjo shkakton përjashtimin e tyre të plotë nga shoqëria. Mungesa e perspektivës për zhvillimin e jetës normale provokon radikalizmin e këtyre njerëzve dhe ata kthehen në një lloj të ri terroristësh, të cilët veprojnë vetë. Mbas tyre nuk qëndrojnë organizata terroriste. Prandaj parandalimi i sulmeve, të kryera nga njerëz të tillë është shumë i vështirë, bile i pamundur. Po të dëshirojmë t’i bëjmë ballë terrorizmit, duhet ta fillojmë betejën e vonuar kundër pabarazisë në të gjitha kombet evropiane. Liderët evropian nga ana e tyre duhet të rishikojnë bindjen se kursi politik i tyre është pa gabime dhe duhet të fillojnë të udhëheqin si liderë të vërtetë në interes të qytetarëve evropianë, duke u kujdesur për sigurinë dhe prosperitetin e tyre.

Zëvendëspresidentja tha gjithashtu se diskutimi rreth kornizës shumëvjeçare financiare akoma nuk është filluar dhe sipas saj ky është një gabim i madh, sepse pa vizion të afatgjatë për buxhetin, me të cilin disponon Bashkimi Evropian, nuk mund të zhvillohen politika të qëndrueshme. Mungesën e këtij debati shtetet anëtare e arsyetojnë me Brexit-in dhe me të ardhmen e paqartë të bashkimit pas daljes së Britanisë së Madhe. Jotova shprehi shpresë se në muajt nga janari deri në qershorin e vitit të ardhshëm ky debat më në fund do të zhvillohet.

Shteti ynë do të kryesojë Bashkimin Evropian në një situatë të ndërlikuar dhe të pasigurt, mirëpo pikërisht në momente të tilla vihen në pah aftësitë e liderit, të cilat secili shtet i zotëron.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD