Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u klasifikua për çerekfinalet e turneut “Masters 1000” në Shangai duke e mposhtur rivalin e tij amerikan Sam Querrey me rezultat 6:3, 7:6 (3).
Ndeshja kundër gjysmëfinalistit nga "Wimbledon" Querrey vazhdoi 80 minuta. Kjo ishte fitorja e tretë e bullgarit kundër këtij amerikani (nga 3 ndeshjet e tyre) dhe fitorja e tij e 40-të prej 56 ndeshjeve të deritanishme për vitin 2017.
Rivali tjetër më i mundshëm i Dimitrovit në këtë turne ndoshta do të jetë Rafael Nadal, i cili është në vend të parë në ranglistën botërore.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..