Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi bullgar humb nga një muaj për vit në burokraci

БНР Новини
Petër Ganev
Foto: BGNES

Tema për burokracinë dhe ndikimin e saj mbi biznesin nuk është e re për Bullgarinë dhe shumë herë ka qenë objekt i diskutimeve. Shumica e anketimeve tregojnë, se ajo është tepër e gjerë, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomisti Petër Ganev nga Instituti i Ekonomisë së Tregut. Për t’i përgjigjur pyetjes çfarë është ndikimi real i burokracisë mbi biznesin nga instituti formuan të ashtuquajturin indeks të barrës burokratike. Ai iu bazohet analizës bërë mbi një kompani model të imagjinuar për prodhimin e elementeve metalike. Kërkohej përgjigja e pyetjes se sa hapa janë të domosdoshme të kësaj firme dhe sa kohë do t’i kushtojë asaj plotësimin e minimumit të kërkesave vendore burokratike. Lidhur me këtë Petër Ganevi shpjegon.

Bëmë konkluzionin, se janë të domosdoshme të paktën 56 hapa për vit dhe afro 175 orë pune. Në praktikë firma duhet të kushtonte një muaj për të bërë hapat kryesorë burokratikë. Në ta hyjnë paraqitja e llogarive vjetore financiare dhe shlyerja e tatimeve të ndryshme. Analizojmë gjithashtu se sa kohë do të kushtojë, në se një punëtorë do të çlirohet nga puna dhe do të punësohet me pëlqim të përbashkët, thënë me fjalë të tjera proceset e punës lidhura me punësimin dhe shkarkimin nga puna. Kemi përfshirë edhe sigurimin e punës dhe arkivimin e dokumenteve.”

Ku është Bullgaria në sfondin e vendeve të tjera të BE-së përsa i përket barrës burokratike mbi biznesin?

Tabloja në vendet e tjera të BE-së është e përngjashme. Harmonizimi i legjislacionit barazon kushtet dhe tregjet. Analiza si jona u bënë në Çeki dhe Sllovaki, dhe rezultatet janë të përafërta. Në Çeki për burokraci humben nga afro 200 orë për vit, ndërsa në Sllovaki pak më pak se sa tek ne. Me dallime të vogla ato vende analizojnë po ato hapa burokratikë. Për shembull në Sllovaki çdo kompani ka detyrë të shfrytëzojë kuponë për ushqim dhe ky është një element i detyrueshëm në analizë, përderisa në Bullgari kjo nuk është e detyrueshme dhe nuk çon pas vetes procedura burokratike.

Sipas një sërë anketimesh për kushtet e biznesit (duke përfshirë edhe të Bankës Botërore), në sfondin e BE-së Bullgaria nuk qëndron aq keq. Në të njëjtën kohë bëhet e qartë, se koha për kalimin përmes procedurave të caktuara burokratike mund të shkurtohet, sidomos me depërtimin e shërbimeve elektronike. Sipas ekonomistit Petër Ganev në Bullgari shihen tendenca për uljen e barrës administrative. Lidhur me këtë shton, se:

Përsa i përket sigurimit të punës, aktualisht diskutohet heqja e disa dokumenteve. Kështu që çdo vit shteti ndërmerr hapa të vogël. Do të jetë mirë, në se do të diferencohen kushtet për industrinë dhe për firmat e tjera që merren me shërbime, me veprimtari konsulentë etj., sepse në disa sfera një pjesë prej dokumentacionit duket tepër burokratike dhe të panevojshme.

Realizimi i qeverisë elektronike është një proces i ngadaltë, ndërsa disa vlerësime dhe revizione tregojnë, se shpesh një pjesë prej parave të lëshuara për qeveri elektronike shfrytëzohen për gjëra të tjera, shpjegon ekonomisti dhe vazhdon:

Aktualisht po diskutohen kartat shëndetësore elektronike. Në të njëjtën kohë letërnjoftimi  gjithashtu do të mbajë informacion dhe do të shërbejë si kartë elektronike shëndetësore. Në Estoni letrat e identitetit lejojnë që njerëzit të kalojnë përmes të gjitha administratave, por kjo kërkon një koordinim të mirë. Tani për tani çdo administratë në Bullgari përpiqet që vet të gjejë zgjidhje për shërbimet që u ofron njerëzve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD