Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maksim Minçevi u rizgjodh drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare

Maksim Minçev
Foto: ATB

Parlamenti njëzëri rizgjodhi Maksim Minçevin drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Bullgare. Ai është në këtë post që nga viti 2003. Në vitin 2012 ishte kandidati i vetëm dhe prapë u rizgjodh. Mandati i tij i tanishëm përfundon më 21 dhjetor të këtij viti. Kjo, sepse në Ligjin për Agjencinë Telegrafike Bullgare, miratuar në vitin 2011, caktohet, se një njeri e ka të drejtën të zërë këtë post dy mandate nga 5 vjet. Kjo do të thotë se Minçevi mund të mbetet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë deri në vitin 2022. Ndër prioritetet në konceptin e Minçevit janë investime në njerëzit dhe në teknologjitë, zgjerimi i rrjetit të korrespondentëve, digjitalizimi i arkivave të agjencisë e kështu me radhë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbledhja e veçantë e mbeturinave në Bullgari ende nuk është në nivelin e kërkuar

Në lidhje me miratimin e ardhshëm të Rregullores për paketimin dhe mbetjet e ambalazhimit, Shoqata Profesionale “Polimerë” organizon një diskutim për rolin e riciklimit. Sipas Cvetanka Todorova, kryetare e Shoqatës bullgare "Polimerë", grumbullimi..

botuar më 24-03-28 10.36.PD

Një ekspozitë paraqet historinë 20-vjeçare të Bullgarisë në NATO

Në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do të hapet më 28 mars një ekspozitë në përkujtim të njëzet vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë në NATO. Ekspozita titullohet "Ushtria Bullgare - 20 vjet pjesë e NATO-s" dhe përfshin..

botuar më 24-03-28 6.10.PD

Parashikimi i motit për 28 marsin 2023

Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore, vranësirat do të rriten ndjeshëm dhe vende-vende do..

botuar më 24-03-27 7.15.MD