Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fituesi i maratonës së Sofjes është nga Kenia

Foto: dnevnik.bg

Keniani Barmao Kiproono fitoi edicionin e 34-të të Maratonës së Sofjes. Ai e kaloi distancën prej 42 kilometrash për 2.14:19 orë – 3 minutë para marokenit Ahmed Nasef. Pjesëmarrësja më e shpejtë ishte Rut Matebo nga Kenia me 2.40:30 orë.

Pjesëmarrësit e ngjarjes sportive ishin 4410, 744 prej të cilëve – të huaj. Organizatorët komentojnë se interesi ndaj maratonës është dyfishuar në krahasim me edicionin e saj të vitit të kaluar.

Dy bullgarë ndodhen ndër 10 sportistët me rezultate më të mira. Ata janë Radosveta Simeonova (e pesta ndër gratë) dhe Dimço Micov (në vend të shtatë ndër meshkujt). Katër vendet e para në distancën 10,5 kilometra tek meshkujt u fituan nga bullgarë. Në të njëjtën distancë më e shpejta ishte Olivera Jevtiç nga Serbia. Pas saj u renditën bullgaret Diljana Minkina dhe Tanja Dimitrova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD