Ekipi “Ludogorec” arriti sukses për futbollin bullgar duke mundur skuadrën portugeze “Braga” me 2:0 në një ndeshje nga java e tretë e Ligës Evropa dhe qëndroi në krye të klasifikimit të përkohshëm të grupit të tij. Me këtë dyluftim “Ludogorec” u bë skuadra e parë bullgare, e cila arriti fitore në Portugali. Javën e ardhshme, në ndeshjen kundër po këtij rivali, por kësaj here në Bullgari, “Ludogorec” mund t’i sigurojë vetes klasifikim për 1/16 finalet.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..