Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jean-Yves Potel: “Institucionalizimi i Evropës me disa shpejtësi është i rrezikshëm!”

БНР Новини
Foto: Ani Petrova

Bashkimi Evropian përjeton kohëra të vështira... Midis Brexit-it, ngjarjeve në Kataloni, referendumeve për më shumë autonomi në dy krahinat më të pasura të Italisë, Lombaria dhe Veneto, dhe kundërshtimeve të dukshme të vendeve anëtare sa u përket çështjeve të përbashkëta, gjithnjë e më shumë politologë mendojmë se motoja evropiane “Të bashkuar në shumëllojshmëri” është komprometuar seriozisht, madje duket e vjetruar. Në të vërtetë gjithnjë e më shpesh flitet për Evropën e ndarë me dy ose më shumë shpejtësi, qoftë për shkak të eurozonës, e cila ka përvijuar qartë një kufi të ri brenda Evropës, qoftë për shkak të Hapësirës Shengen... A do të zhduket gremina mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Veriut dhe Jugut, ose do të thellohet edhe më shumë? A do të arrijë Bashkimi Evropian t’i përballojë kundërshtimet, që të mund të ecë në rrugën e integrimit dhe si duhet të reformohet në sfondin e shumëllojshmërisë në rritje?

Këtyre pyetjeve, si dhe disa pyetjeve të tjera, u përgjigjet historiani dhe politologu francez Jean-Yves Potel:

Për mendimin tim duhet t’i jepet një kuptim tjetër Evropës. Bëhet fjalë për një histori të gjatë, të lidhur me krijimin e një arkitekture të re të quajtur Bashkim Evropian, që ka përjetuar periudha bashkimi dhe ndarjeje. Sot të gjithë flasin për Evropën, por askush nuk e di se çfarë është qëllimi ynë, çfarë duam të arrijmë. Gjatë të gjitha këtyre viteve BE-ja zgjerohej, nga 6 vende në fillim tashmë jemi 28, ose 27 më saktë. Duke u kthyer prapa në të kaluarën unë mendoj se rrënjat e ndarjes, ose të mendimit të ndryshëm në BE duhet të kërkohen në histori, në dallimet kulturore, në kalimin e periudhave të luftërave dhe paqes, sidomos gjatë shekullit të XX, kur popujt përjetuan kohëra të vështira dhe të dhimbshme. Ky është edhe shkaku për mendimet e ndryshme të disa vendeve si Rusia, Gjermania, Italia dhe Franca, mendime të formuara gjatë shekujve të kaluar. BE-ja u themelua që t’i kundërvihet luftës dhe kundërshtimeve mes popujve. Prandaj edhe unë si Emmanuel Macron mendoj se duhet t’i ruajmë vlerat kryesore të Evropës dhe t’i zhvillojmë, sidomos ato, të cilat janë në dobi të bashkimit dhe jo të ndarjes. Vetëm në këtë mënyrë Evropa do të ketë një kuptim të ri në përputhje me realitetet e shekullit të XXI. Sa për thirrjet regjionale dhe vendore për pavarësi, ato nuk janë diçka e re, kjo është një mënyrë e legjitimimit të shumëllojshmërisë, pa u arritur në një ndarje të plotë dhe të pakthyeshme. Sot në rendin e ditës është Katalonia, por në të njëjtën mënyrë mund të flasim për Korsikën, Vendin e Baskëve, Flandrinë , Irlandën e Veriut, Skocinë...

Shumëllojshmëria, siç pamë, shpeshherë zgjerohet në ndarje, që e prish ritmin e zhvillimit të vendeve në BE. Kështu lindi edhe nocioni i njohur “Evropa me shpejtësi të ndryshme”, nocion ky që jep shkase të reja për pakënaqësi. Bullgaria është shumë e ndjeshme sa i përket kësaj teme. Çfarë është e ardhmja sipas juve, një Evropë unike, ose disa Evropa në një tërësi?

Kur filloi ndërtimi i Evropës së Bashkuar u miratua Marrëveshja e Maastrihtit, e cila imponoi nocionin “Bashkëpunim i forcuar”, gjë që lejon që disa vende të veçanta anëtare të bashkohen dhe të punojnë së bashku dhe aktivisht mbi disa tema. Kështu lindën dy kundërshtimet kryesore në BE: Shengeni dhe eurozona. Mendimi im është se nuk duhet të institucionalizohen dallimet, të mos ketë dy, tri, katër ose më shumë shpejtësi në Evropë, por e kundërta – të përpiqemi t’i përballojmë dallimet, duke e ruajtur shumëllojshmërinë. Aktualisht në Bruksel po shqyrtohet ideja për krijimin e një Parlamenti për vendet nga eurozona, kjo nuk duhet lejuar. Parlamenti Evropian është një për të gjithë.

Në vigjilje të kryesisë evropiane të Bullgarisë vendi ynë i shpalli prioritetet e veta, ndër të cilat janë zgjerimi gradual i Evropës në drejtim të Ballkanit Perëndimor. A mendoni se kjo ide është realiste dhe mund të realizohet? A e ka në të vërtetë Ballkani Perëndimor vendin e vet në Evropën e Bashkuar?

Gjithmonë kam qenë kundër mendimit se Ballkani është “toka e Djallit”, nga e cila duhet të ruhemi . Nuk më pëlqen gjithashtu nocioni “Fuçia e barutit e Evropës”. Është e vërtetë se në këtë regjion shumë vite me radhë mbizotëronte një nacionalizëm kriminal, i cili provokonte urrejtje mes popujve, kishte luftëra shumë të rënda, por mendoj se duhet të bëhet çmos që këto vende të bëhen anëtare të BE-së, sigurisht që pasi u përgjigjen kushteve dhe kritereve për anëtarësim. Kështu do të ndërpritet një herë e përgjithmonë kjo dinamikë e ndarjes dhe e urrejtjes...

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD