Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Në “Paradise Papers” janë përfshirë edhe disa emra të politikanëve nga Ballkani

Foto: hindustantimes.com

Pas skandalit me “Dosjet e Panamasë”, gjatë këtyre ditëve  jemi dëshmitarë të një rrjedhjeje të re të madhe të dokumenteve sekrete. Në to figurojnë njerëz të pasur, korporata dhe politikanë, të cilët i kanë fshehur paratë e veta në llogari në “ishujt e parajsës fiskale”. Mes tyre është Ministri i tanishëm serb pa portofol, i cili përgjigjet për inovacionet Nenad Popoviç. Ai zotëron pronë me vlerë të paktën 75 milionë dollarë. Në lidhje me këto informacione Popoviç deklaroi se nuk ka regjistruar asnjë nga kompanitë e veta në zona offshore . Në dokumentet “Paradise Papers” ndodhet emri i ish shefit të administratës tatimore të Sllovenisë Ivan Simiç, i cili ka transferuar në Qipro kompaninë e tij këshilluese  në periudhën, kur ka qenë në krye të Administratës Doganore të Sllovenisë. Sipas hetimit të gazetarëve, motra e ish kryeministrit të Malit të Zi Millo Xhukanoviç – Ana Xhukanoviç dhe partneri i saj Radomir Vukçeviç kanë themeluar dy firma offshore në Malta, të lidhura me industrinë e minierave dhe të përpunimit të mineraleve. Kryeministri turk Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) po kështu figuron, mirëpo ai i quajti pohimit “një spekulim absolut” dhe deklaroi, se “do të insistojë për hetimin e të dhënave të shpallura, që të mund të provohet se anëtarët e familjes së tij asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk janë përzier në veprime të ngjashme”.


Librat maqedonas në lëndën e historisë tashmë nuk do t’i quajnë bullgarët “okupatorë fashistë”

Foto: BGNES

Maqedonia ka për qellim të rishikojë librat e veta mësimore në lëndën e historisë në përputhje me frymën pozitive të marrëdhënieve të arritura me shtete fqinje. Prandaj Shkupi ka ndër mend të heqë nga librat e historisë inspirimet për “pushtuesit fashistë bullgarë” nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. “Në librat mund të shkruajmë vetëm ”okupatorët fashistë” dhe kështu ta ruajmë miqësinë”, deklaroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev përpara “AntenaM”-it të Malit të Zi. “Tashmë 10 vjet grindemi me të gjithë fqinjët tanë dhe është mirë që të pyesim veten a nuk kanë të drejtë të gjithë fqinjët tanë, apo ka ndonjë problem tjetër”, tha Zaevi. “Bullgaria na është aleate në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ajo do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian që nga data 1 janar dhe dëshiroj që gjatë kohës së kësaj kryesie Maqedonia të marrë datë për negocime për anëtarësi në organizatë”, vuri në dukje në intervistë Kryeministri.


Mijëra rumunë nga “Daçia” protestuan kundër shtimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore

Foto: BGNES

Mijëra nëpunës të kompanisë automobilistike “Dacia” protestuan kundër planeve të qeverisë që t’i ngarkojë punonjësit me kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, që deri tani ishin paguar nga punëdhënësit. Lideri i Bllokut Kombëtar të Sindikatave Dimitru Kostin shpalli se kjo protestë është e para nga një varg protestash, të cilat do të zhvillohen në tërë vendin. “Duhet të tregojmë se jemi kundër veprimeve të tyre që qëllojnë talljen me punonjësin rumun”, tha Kostin. Sipas organizatorëve në këtë miting kanë marrë pjesë 10 mijë sindikalistë nga uzina “Dacia” dhe nga firmat që e furnizojnë prodhuesin e madh.


SHBA-ja dhe Turqia rivendosën pjesërisht lëshimin e vizave

Foto: tr.usembassy.gov

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën, mirëpo në një numër të kufizuar, lëshimin e vizave për shtetasit turk pas një pezullimi që zgjati pothuaj një muaj. Shkaku për këtë pezullim u bë një skandal diplomatik mes dy shteteve në lidhje me arrestimin e nëpunësit të Konsullatës Amerikane në Stamboll Metin Topuz. Ambasada Amerikane në Ankara shpalli më 8 tetor se përkohësisht pezullon të gjitha shërbimet e lidhura me lëshimin e vizave jomigratore, kurse Ankaraja u përgjigj me masën reciproke.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD