Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sende të vlefshme të shpëtuara nga duart e thesarkërkuesve tregon Muzeu Historik në qytetin Pazarxhik

Foto: Valentina Apostolova

Mbi 4 mijë sende me vlerë të lartë kulturore janë marrë nga duart e thesarkërkuesve gjatë 5 vjetët e fundit në territorin e Bullgarisë Jugore. Që të gjitha ato tanimë janë pronë e Muzeut Historik në qytetin Pazarxhik dhe të Muzeut Arkeologjik në qytetin Septemvri. 300 prej tyre paraqiten për herë të parë përpara publikut në një ekspozitë të përbashkët. Këto janë sende nga epokat e ndryshme dhe janë eksponuar kështu, siç janë gjetur. Objekti qendror i ekspozitës është një figurë prej bronzi nga shekulli i II-III. Ai paraqet një statujë të vogël të një gruaje, mbase qytetare romake. Një pjesë nga ekspozita formojnë akoma enët prej qeramike dhe unazat prej argjendi. Deri në fund të vitit muzeu në qytetin Pazarxhik do të pranojë akoma sende të tjera të vlefshme të sekuestruara.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD