Bullgaria dhe Turqia do të reklamojnë bashkërisht traditat e veta

Foto: tourism.government.bg

Në qytete të ndryshme bullgare do të organizohen ditë të kulturës, të cilat do të prezantojnë traditat turke përpara publikut vendas. Të njëjtat ekspozita, kushtuar Bullgarisë dhe kulturës së saj, do të organizohen në qytete të ndryshme në Turqi. Iniciativa e përbashkët qe shqyrtuar nga ministrat e turizmit të të dyja vendeve  Nikolina Angjellkova dhe Numan Kurtumllush. Të dy qenë të një mendimi se përmes popullarizimit të traditave të të dyja shteteve mund të arrihet dhe deri në krijimin e një produkti të përbashkët turistik midis Bullgarisë dhe Turqisë të drejtuar ashtuquajturve "tregje me perspektivë". Sipas Organizatës Botërore të Turizmit ato janë Kina, Japonia, India, Lindja e Afërt, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Turqia është në vendin e 5 për nga numri i turistëve, të cilët kanë vizituar Bullgarinë për periudhën janar-shtator 2017, ku është llogaritur një rritje mbi 12% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Qytetarët bullgarë, të cilët kanë vizituar Turqinë gjatë së njëjtës periudhë, janë më shumë se 1 milionë. Shtimi i këtyre udhëtimeve është mbi 6%.

Më shumë nga rubrika

Autokinemaja e lëvizshme ishte mysafire e qytetit Sliven

Qyteti Sliven (Bullgari Jugore) ishte mikpritës i projektimeve të filmave në qiell të hapur në stadiumin “Haxhi Dimitër” dhe në parkun “Junak”. Në dy projektime – në orën 21 dhe 23 më 11 korrik autokinemaja prezantoi filma bullgarë, të cilët kohët e fundit..

botuar më 18-07-14 1.10.MD

Ikona nga qyteti Nesebër janë ekspozuar në “Galerinë Tretjakovskaja”

Katër ikona unikale nga qyteti i lashtë bullgar Nesebër janë ekspozuar në Moskë në një nga muzetë më të mëdhenj në botë – “Galeria Tretjakovskaja”. Dy nga ikonat janë të Shën Dhimitrit nga shekulli i 16 dhe i 17, një është e Shën Poliefkt nga..

botuar më 18-07-07 12.40.MD

Piktorja Vanesa Katrin e prek publikun italian me piktura live

Arti i saj lind live, përpara syve të publikut, dhe ashtu si në jetë-pa prova paraprake. Piktorja bullgare Vanesa Katrin pikturon në pallatet italiane, në sallat e koncerteve dhe bile në manastire, kurse imazhet e saj në kanavacë janë..

botuar më 18-07-04 2.34.MD