Grupi “Ahat” niset në një turne në prag të 30-vjetorit të vet

Foto: arkiv personal

Mbase një pjesë e madhe nga fansat e rokut bullgar mbajnë mend këngë si “Marshimi”, “Toka e të verbërve”, “Delja e zezë” dhe shumë këngë të tjera të njohura të grupit “Ahat”. Shkaku që gjatë muajit nëntor përsëri t’i rikujtojmë , është turneu kombëtar i “dinozaurëve” të rokut, me të cilin ata shënojnë 30 vjetorin nga krijimi i bandës. Ja qytetet e koncerteve: më 10 nëntor në qytetin Bllagoevgrad, më 11 nëntor në qytetin Plovdiv, më 13 nëntor në Burgas, më 14 nëntor në Varna, më 16 nëntor në qytetin Ruse dhe më 17 nëntor në qytetin Veliko Tërnovo. Aty njerëzit do ta kenë kënaqësinë të dëgjojnë dhe të shikojnë këngëtarët e dashur, të cilët prej viteve kanë ndërkryer veprimtarinë e tyre të zhvillimit të koncerteve. Turneu kombëtar muzikor është përkrahur nga Joe Lynn Turner, i njohur mirë nga grupet “Rainbow” dhe “Deep Purple”. Ai do të interpretojë me muzikantët tanë këngët e veta më të njohura. Fansat e grupit “Ahat” do të mund të shijojnë si këngët e vjetra të dashura, ashtu dhe këngët e reja, prej autori të kënduara deri tani .

Ky do të jetë turneu ynë i fundit kombëtartregon Zvezdi Keremedçiev, frontman i grupit “Ahat”. Secili prej nesh  ka angazhimet e veta personale dhe nuk takohemi shpesh në skenë. Por vendosëm të shënojmë këtë ngjarje për shkak të fansave tanë, sepse ata e meritojnë. Për ne është e rëndësishme të përkulemi bashkë për herë të fundit përpara njerëzve, të cilët ruajtën në zemër të vet muzikën tonë. Sivjet është një shkak i shkëlqyer të mund të mbyllim një faqe të denjë në historinë e rokut bullgar.

Nëse me të vërtetë ky do të jetë turneu i fundit, vetëm koha mund të na tregojë. Gjatë vitit 2018 muzikantët nga grupi “Ahat” kanë dëshirë të zhvillojnë një koncert të madh në Sofje, i cili do të fillojë me ekzekutime të orkestrës  simfonike, pas kësaj do të prezantohen muzikantë-miq të bandës dhe në fund vetë grupi “Ahat”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika
Marija Irell – çmimi II, Petër Karagenov, Pejksin Li, Mihaill Mihajllov, Bojan Savov – çmimi III, Svetllana Ivanova – çmimi III dhe Petja Petrova

Pavell Gerxhikov: “Interpretues të talentuar, të cilëve u uroj një karrierë të shkëlqyeshme!”

Panço Vlladigerov (1899-1978) lindi në Cyrih, mësoi në Sofje dhe Berlin, por rriti në Shumen – qytetin, në të cilin kthehej pothuajse çdo verë për të gjetur qetësi dhe për të krijuar. Më se një çerek shekulli fondacioni, i cili mban emrin e..

botuar më 18-10-17 3.38.MD

Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin për herë të parë në Bullgari

36 vjet pas formimit Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin (Akademie für Alte Musik Berlin) dha koncertin e parë në Bullgari. Admiruesit e tingëllimit origjinal të muzikës së kompozuar para disa dekadash nuk mbetën të dëshpëruar, sepse në studion e..

botuar më 18-10-15 4.21.MD

Dimitër Hristov: “Orkestra për Muzikë Popullore po i vazhdon projektet e saj të suksesshme"

Veprimtaria kryesore e formacioneve muzikore të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ janë incizimet në studio. Prandaj koncertet e tyre nuk janë kaq shumë, por gjithmonë janë interesante dhe cilësore. “ Po vazhdojmë të punojmë me shumë dashuri dhe..

botuar më 18-10-10 3.56.MD