Mungesa e rregullave transparente në tregun e punës i demotivon bullgarët e moshës së aftë për punë

Foto: dnevnik.bg

Gjithmonë kur të bëhet fjalë për punë bullgari është kategorik se do të punojë, por vetëm po të marrë një pagë adekuate. Kjo shihet edhe nga të dhënat e studimit të fundit për qëndrimin e të papunëve në Bullgari, të cilët janë pa punë për një periudhë të gjatë.

Sipas sociologëve, ky grup të papunësh nuk është studiuar në Bullgari. Prandaj kishte nevojë që të kërkohej akses te njerëzit, të cilët qendra e studimeve TREND, që e zhvilloi studimin, i vë në grupin e bullgarëve të demotivuar. Studimi u zhvillua sipas një metodike inovative, kurse iniciativa është e Ivajllo Kallfinit, ish-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, me përkrahjen financiare të fondacionit “Fridrih Ebert”.

Politikat për inkurajimin e punës deri tani nuk u ishin drejtuar këtyre njerëzve” – thotë Ivajllo Kallfin dhe shton:

СнимкаQë prej mjaftë kohe në publikime të ndryshme flitet se në Bullgari ka rreth 150 mijë veta, të cilët nuk kërkojnë punë, nuk janë regjistruar në byrotë e punës dhe nuk punojnë. Gjithmonë kam menduar se problemi është mbivlerësuar. Atëherë përpjekjet kishin qëllim pakësimin e papunësisë, por aktualisht kërkimi i krahut të punës është më i madh dhe është normale që vëmendja të përqendrohet atje ku ka rezerva. Biznesi ngul këmbë që të hapet dhe të liberalizohet importi i punonjësve të huaj, megjithëse kjo nuk do të kompensojë nevojat e ekonomisë sonë. Grupi i njerëzve, të cilët nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë është më specifik. Në fakt, numri i tyre është dy herë më i madh – rreth 300 mijë, madje më shumë. Këta njerëz – të demotivuarit, nuk janë aktivë. Shumica prej tyre thonë se shpresojnë të gjejnë punë me ndihmën e të afërmve dhe jo nëpërmjet byrove të punës ose internetit. Nëpërmjet analizës sonë ne u përpoqëm të bëjmë një analizë, përfshi këtu edhe të profilit të këtij grupi dhe të motivacionit të tij.

Ky është studimi i parë i nuancave të qëndrimeve të njerëzve, të cilët kanë mbetur pa punë më shumë se një vit. Të dhënat janë shumë të afërta me ato të Institutit Kombëtar të Statistikave, sipas të cilit grupi i të demotivuarve, të cilët nuk kërkojnë punë dhe janë të moshës nga 15 deri në 64 vjeç, është rreth 163 mijë. Sipas studimeve të qendrës TREND rreth 155 mijë nuk janë aktivë, sepse nuk ka punë. Projekti sociologjik “Bullgarët e demotivuar” arrin deri te përfundime të rëndësishme, të cilat i përgjithëson Evelina Sllavkova  nga qendra TREND:

СнимкаPo shohim se përqindja është më e lartë në grupin e njerëzve të moshës 18-29 vjeç. Një prej shkaqeve që këta njerëz të mos jenë në tregun e punës është dezorientimi i tyre se çfarë mundësish të kërkojnë. Përqindja më e lartë e bullgarëve të demotivuar banojnë në fshatrat, ku gjetja e punës është më e vështirë. Prandaj çështja që na intereson i përket mobilitetit – nëse të rinjtë nga vendbanimet e vogla do të shkojnë të punojnë në një vend ku është rreth 50 km larg vendbanimit të tyre apo jo. Po shohim se 40 për qind e të rinjve janë të prirë për të bërë një hap të tillë. Për fat të keq sa u përket të moshuarve motivimi në këtë drejtim është shumë i vogël. Përfundimi është se ka nevojë për politika të qarta, të cilat të jenë drejtuar jo te bërthama e një grupi të veçantë, por përkatësisht te çdo një nëngrup i veçantë. Ndër shkaqet kryesore për demotivimin është fakti se anëtarë të tjerë të familjeve të të papunëve marrin të ardhura dhe kështu ata nuk kanë nevojë për të punuar. 72 për qind e këtyre 330 mijë vetave, të cilët ne i kemi shpallur të demotivuar, varen kryesisht nga të afërmit e tyre. Ata deklarojnë se varen nga të ardhurat e të afërmve të tyre dhe nuk disponojnë të ardhura të veta. Duke folur për mundësitë e biznesit, bëhet e qartë se ai duhet të ketë një shikim realist ndaj pritjeve të bullgarëve për atë se në çfarë kushtesh ata do të përfshiheshin në tregun e punës. Në fshatrat e vogla njerëzit shpeshherë marrin pagë madje nën 500 leva, por në disa rajone të tjera ata do të punonin në qoftë se marrin pagë nga 500 - 1000 leva. Kriteri më objektiv për punën te ne janë të ardhurat.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Një mjek nga Siria tanimë 40 vjet jeton dhe i shëron njerëzit në Bullgari

Një mjek sirian prej 40 vjetëve jeton në Bullgari dhe ka shpëtuar shumë herë jetën e pacientëve të vet. Haddadi, i cili ka lindur në Damask ka zgjedhur të punojë në spitalin e qytetit Gorna Orjahovica, përpara mundësisë për karrierë në një klinikë..

botuar më 17-11-18 1.45.MD

Reporterë televizivë kapin një rom me përvojë mjaft të pasur në mashtrimet

I ulur në mënyrë tepër komode, me kafe dhe cigare në dorë në një nga lokalet  e  qytetit Veliko Tërnovo (Bullgari Veriore), ai sqaron përpara kamerës së transmetimit televiziv “Zotërinjtë e eterit” sesi përpara disa vjetëve i kanë propozuar të bëhet..

botuar më 17-11-18 11.25.PD

Bullgaria nuk do t’i ndalojë automobilat me naftë dhe me benzinë, siç planifikojnë në Angli dhe Francë

Bullgari preferon të ngasë automobil me motor benzine, kurse zbritja prej 4 000 eurove që bëhet për blerjen e një makine elektrike nuk është një motiv i mjaftueshëm për të për të ndryshuar makinën e tij të vjetër. Ky është një investim, të cilin njeriu e..

botuar më 17-11-18 10.45.PD