Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilija Beshkov pa turp paraqes pasione dhe vese

БНР Новини

Një ekspozitë na prezanton botën më intime të njeriut nga gjysma e parë e shekullit të kaluar. Ekspozita “Ilija Beshkov – pa pasione dhe pa turp” në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin Pllovdiv paraqes në 150 piktura sekretet më intime të shoqërisë.

Pas grusht shtetit të vitit 1934 në Bullgari, kur parlamenti u shpërnda, partitë u ndaluan, ndërsa mbi shtypin u vendos një censurë totale, Ilija Beshkov nuk mundi të botonte më karikaturat e tij. Atëherë ai u tërhoq nga ideja të rikrijojë gjithçka, të cilën njerëzit bëjnë të fshehur nga sytë e shoqërisë. Kështu fletoret e tij u plotësuan me figurat e njerëzve, të cilët shfaqin pasionet më të poshtëruese. Në këtë mënyrë lindën vizatimet të cilët u prezantuan në Galerinë e Arteve Figurative në Sofje, ndërsa tani janë të rregulluar në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin Pllovdiv.

Ekspozita ka dy qëllime – të prezantojë vizatime të panjohura, të cilët Ilija Beshkov i bënte për veten, dhe të paraqesë zhvillimin e tij si piktor brenda viteve – tregon kuratori Krasimir Iliev. – Përveç se është një karikaturist i mrekullueshëm dhe pasqyron çdo ngjarje politike, atij i tërheq edhe bota intime e njerëzve. Për më tepër se është i bindur, se bota intime reflekton mbi sjelljen e njeriut, duke përfshirë edhe në politikë.”

Снимка

Kur në vitin 1938 Ilija Beshkov rregulloi ekspozitën e parë, kritikа e quajti “demaskues të veseve në jetë”. Mirëpo, vet ai i përgënjeshtroi duke thënë, se nuk është gjyqtar që të japë dënime.

Përveç me vizatimet, vizituesit do të njihen edhe me mendimet e piktorit, të cilat ai regjistroi në ditarët. Para pak kohe libri i tij “Fletorja e zezë” u botua. Dhe përderisa piktori i jepte një diagnozë pa kompromisi shoqërisë, Sigurimi i Shtetit plotësonte dosjen e tij, e cila është më se 200 faqe. Këtu është vendi të theksojmë se vëllai i tij u vra nga i ashtuquajturi Gjyq i Popullit. Ai u akuzua si ministër në një nga qeveritë, e cila drejtonte vendin pak para datës 9 shtator të vitit 1944, pra ditën e vendosjes së pushtetit komunist.

Disa prej mendimeve të tij mund të lexohen për herë të parë – thekson kuratori Krasimir Iliev. – Ata nuk janë nga “Fletorja e Zezë”, por nga një fletore e kuqe, dhe nuk janë të botuar. Në ata ditarë origjinal piktori ka regjistruar mendimet e tij më intime.”

Снимка

Ilija Beshkov është një nga piktorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Dhe kur vizatimet e tij u prezantuan jashtë kufijve të Bullgarisë, ai u krahasua me emrat më të mëdhenj të të gjithë shekujve – Rembrand, Goja. Është me rëndësi të themsi, se talenti i madh shoqërohej me një shpirt bujar plotë zemërbardhësi. Vet Ilija Beshkovi shkroi në fletoren e kuqe: “Tërë hidhërimin e jetës sime e kthej në një buzëqeshje të çiltër dhe të sinqertë, të cilën ia dhuroj njeriut të parë, të cilin e takoj.”

Përgatiti në shqip:  Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD