Profesoresha Borisllava Taneva për festën e kaluar të “Pianisimos” dhe edicionin e ardhshëm

Festivali Ndërkombëtar “Pianisimo” (ppIANISSIMO) shënoi 20 vjetorin e vet në fund të muajit tetor me një koncert në sallën “Bullgaria”. Sipas fjalëve të profesoreshës Borisllava Taneva, bashkëkryetare e forumit, kjo ngjarje është njëfarë “linku vjeshtor” ndaj festës, e cila fillon me edicionin e zakonshëm të “Pianisimos” gjatë pranverës së vitit 2017. Bashkë me solistët në skenë qe dhe orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare.

Për herë të parë tek ne tingëlloi Koncert për dy piano dhe orkestër të dyfishtë “Fushë beteje” nga Rishar Djubjunjon /Richard Dubugnon/.




U zhvillua dhe premiera botërore e Concerto ppIANISSIMO nga Gjeorgji Arnaudovi.




Në fund të programit publiku duartrokiti një nga krijimet emblematike për shekullin e 20 bullgar-Koncert për piano dhe orkestër nga Gjeorgji Minçevi. I krijuar gjatë vitit 1978, koncerti është i interpretuar për herë të parë nga i njëjta orkestër, nën dirigjimin e Vasill Kazanxhievit me solist Ivan Drenikov. 1 vit më vonë fiton International Record Critics’ Award, është nominuar për dekoratën “Kucevicki” dhe është klasifikuar në vend të parë mes krijimeve të rekomanduara në Tribunën Ndërkombëtare të kompozitorit në Paris (1981). Nga biografia e kompozitorit në gjuhën angleze: His Piano Concerto won the in the USA (1979) and was ranked first among the recommended pieces for the International Composers Rostrum in Paris (1981).

Borisllava Taneva

I gjithë koncerti qe i incizuar për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Pjesë nga krijimet mund të dëgjoni në tinguj, kurse hollësira për ngjarjen tregon profesoresha Taneva:

Ideja për programin qe e përbashkët - dhe pianistja Lilija Bojaxhieva dhe Ilija Gramatikov /bashkëkryetar i “Pianisimos”/ dhe unë sikurse njëkohësisht arritëm deri tek ajo. Lilija propozoi koncertin e Rishar Djubjunjon. Këtë krijim ajo e interpretoi bashkë me Vesella Pellovskën - një nga nxënëset e para të profesoreshës Stella Dimitrova-Majstorova, e cila ka arritur suksese serioze. Siç e dimë, profesoresha Majstorova është krijuese dhe organizuese shumëvjeçare e këtij festivali, kurse sot - kryetare e tij nderi. Ajo interpretoi Koncert për piano dhe orkestër nga Gjeorgji Minçevi - një nga krijimet emblematike bullgare, të krijuara gjatë shekullit të 20, që nuk kishte tingëlluar  aty për aty prej shumë kohe. Koncerti festiv qe një shkak i shkëlqyer të mund të rikujtojmë këtë muzikë të mirë, të shkruar përpara rreth 40 vjetëve. Morëm dhe peshqesh nga kompozitori Gjeorgji Arnaudov – Concerto ppIANISSIMO, të cilin e interpretuam – Lilija Bojaxhieva dhe unë. Më 20 tetor qe premiera e tij botërore. Kuptohet, në sajë të Radios Kombëtare Bullgare, me të cilën festivali është në partneritet, si dhe në sajë të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare dhe të dirigjentit kryesor Mark Kadij, i cili qe në pult. Mendoj se u formua një koncert i mirë. Përveç edicionit të dhomës gjatë muajit prill, ky “link vjeshtor” zgjeroi kufijtë e festës. Në mënyrë shumë bindëse mund të them se, është një heroizëm i vërtetë organizimi i një forumi të ngjashëm, i cili i kushtohet vetëm një instrumenti. Sivjet festivali fitoi një përkrahje financiare nga Bashkia e Kryeqytetit dhe nga Ministria e Kulturës, shpresojmë që dhe mot të jetë kështu.“

Nga profesoresha Taneva mësuam akoma se, programi për vitin 2018 tanimë është gati, kurse edicioni i ardhshëm i zgjeron kufijtë e “Pianisimos” në disa drejtime të kundërta. Ja dhe disa aksentë nga afishja:

"Festivali do të ndahet në 3 fundjava - tregon profesoresha Taneva. Vendosëm, se kështu është më mirë për publikun. Programi prezanton jo vetëm krijime për piano, por dhe për instrumente të tjera si klavikord, organ, fizarmonikë... Shumë interesante do të jetë dhe pjesëmarrja e Milla Mihovës - soprano dhe Nikollaj Iliev - klavikord. Kjo do të shtojë një rreth të ri dëgjuesish ndaj auditorit të zakonshëm të festivalit. Në program është dhe një projekt i asociacionit Zvicerano-Bullgar. Unë jam përfaqësuese e asociacionit për Bullgarinë, të cilin ne e themeluam përpara 10 vjetëve në Gjenevë. Bëhet fjalë për 39 miniatura për piano, violonçel dhe klarinetë, të krijuara prej kompozitorëve prej 39 vendeve, posaçërisht për “Pianisimo”. Koha e zgjatjes të çdo një nga pijesat është rreth 1 minutë. Shfaqjet e premierës të projektit janë të parashikuara gjatë muajit nëntor në Francë dhe në Zvicër. Premiera ballkanike do të jetë në kufijtë e “Pianisimo-2018”, kurse interpretuesit do të jenë studentë dhe doktorantë nga Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Penço Vlladigjerov”. Presim po kështu xhaz trion nga Austria, solistë nga Armenia, Spanja, një grup nga Danimarka... Drejtori artistik Ilija Gramatikov mbase do të tregojë më shumë detaje në prag të festivalit.  I jam shumë mirënjohëse për përpjekjet e mëdha  të cilat ai i bën. Ekipi i “Pianisimos” është i vogël, por çdo një prej nesh i di detyrimet e veta dhe i ndjek. Më e rëndësishmja është se shikojmë që të gjithë në një drejtim."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

„Versioni akustik“ shënon 33 vjet në skenë

Në vitin 2011 “Versioni akustik” shënon 33 vjet nga themelimi i bandës. Mbushja e “moshës së Krishtit” është arsyeja për koncertin e planifikuar për 17 janar në “Studio 5” në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Të parët ishin pianisti Antoni..

botuar më 18-01-16 1.02.MD

Diço – me album të ri muzikor me emrin “Frymë”

Diço Hristov, i njohur akoma si “Diçoja nga D2” edhe deri më sot e kësaj dite nuk mund të dalë nga ky pseudonim i vet, pavarësisht se  më shumë se 10 vjet nuk ka më asgjë të përbashkët me këtë formacion muzikor. Por, pikërisht aty ai fitoi famën e..

botuar më 18-01-04 2.47.MD

Gëzuar Vitin e Ri 2018 dhe për shumë vjet

Festat janë koha për urime, dhurata dhe muzikë të bukur. Me rastin e Vitit të Ri 2018 me urime për një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe plotë suksese të shumta për ju Radio Bullgaria zgjodhi muzikë të bukur në interpretim dhe ekzekutim të..

botuar më 18-01-01 9.00.PD