Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali „Unë jam bullgar“ mblodhi në Rumani fëmijë nga shtete të ndryshme evropiane

Foto: glaspress.rs

Për vitin e nëntë me radhë fëmijët bullgarë nga shtete të ndryshme evropiane organizuan një festival të tyre. Sivjet ai u zhvillua në qytetin Timishoara, Romani. Organizatorët janë asociacioni T.A.N.G.R.A. (Tonalidad, Arte Natural y Guía para Realizar Actividades) nga Madridi dhe Asociacioni kulturor i bullgarëve në Vinga, Rumani. Qyteti Timishoara ndodhet në rajonin e quajtur Banat në Rumani, ku që nga fillimi i shekullit të XVIII deri më sot jeton një komunitet kompakt bullgar.

Qëllimi i festivalit është mbrojtja e vetëdijes kombëtare, kulturës dhe jetës së veçantë të përditshme të bullgarëve, të cilët jetojnë jashtë shtetit. Në edicionin e sivjetshëm morën pjesë fëmijë nga Ukraina, Rumania, Serbia, Hungaria, Spanja, Gjermania dhe Italia. Festivali organizohet çdo vit nga 2009 e këtej.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD