Inflacioni që nga fillimi i vitit është 1.9%

Foto: arkiv

1.9% është inflacioni në Bullgari që nga fillimi i vitit (tetori i vitit 2017 kundrejt dhjetorit të vitit 2016), kurse inflacioni vjetor për muajin tetor 2017 kundrejt tetorit 2016 është 2.5%, njoftuan nga Instituti Kombëtar i Statistikës. Indeksi i çmimeve të konsumit për tetorin e vitit 2017 kundrejt shtatorit të vitit 2017 është 100.6%, me fjalë të tjera inflacioni mujor është 0.6%. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën nëntor 2016-tetor 2017 kundrejt periudhës nëntor 2015-tetor 2016 është 1.5%. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017 produkti i brendshëm bruto rritet me 3.9% kundrejt tremujorit përkatës të vitit të mëparshëm dhe me 0.7 kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017. Koeficienti i papunësisë është 5.8% ose me 1.2 pikë më i ulët në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016.


Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev për vizitë në Britaninë e Madhe

Në kuadrin e vizitës në Britaninë e Madhe presidenti bullgar Rumen Radev u takua me nënadmiralin Kllajv Xhonstën në komandën aleate detare të NATO-së. Të dy ata vlerësuan lartë kontributin bullgar në kuadrin e NATO-së dhe e vënë theksin mbi trajnimin e..

rinovuar më 18-10-17 7.23.MD
Viktorija Marinova

Nga Frankfurti u transportua i dyshuari për vrasjen e gazetares Viktorija Marinova

Me fluturim të rregullt nga Frankfurt u transportua Severin Krasimirov, i dyshuar për vrasjen e gazetares Viktorija Marinova. Nga aeroporti ai do të transportohet deri në arrest në qytetin danubian Ruse. Burrit 21 vjeçar duhet t’i ngrihen dy akuza – për..

botuar më 18-10-17 7.14.MD

“Gallëp”: 70 për qind nga bullgarët ndjejnë rritje të çmimeve

70 për qind prej bullgarëve janë të mendimit, se javët e fundit shihet një rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Gallëp” zhvilluar nga 5 deri më 12 tetor. Kjo tendencë ndihet më tepër nga më të..

botuar më 18-10-17 5.56.MD