Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma globale “Për gratë në shkencë” shtoi në listën e saj akoma tri bullgare të talentuara

БНР Новини
Izabella Genova, Natalija Buhova dhe Kirillka Mlladenova (nga e majta në të djathtë)
Foto: BTA

Sivjet më se 50 bullgare, të cilat merren me shkencë, u konkurruan për bursa në kuadrin e programit “Për gratë në shkencë”. Të dekoruarat janë vetëm tri dhe studimet e tyre janë në shkencat natyrore. Programi kombëtar për bursa realizohet në Bullgari që nga vitit 2010 në kuadrin e partneritetit ndërkombëtar mes kompanisë L'Oréal dhe UNESCO-së. Ai është pjesë e nismës globale që ekziston në 50 shtete dhe qëllon përkrahjen e grave të reja, për të cilat shkenca është e ardhmja.

Secila prej bullgareve të zgjedhura është në moshë nën 30 vjeç dhe ka shanse të mëdha dhe potencial për të bërë një zbulim të rëndësishëm në shkencë. Lënda e Kirillka Mlladenovës është biokimia dhe më konkretisht studimi i enzimave specifike në retinën e syrit. Për doktoren Natalija Buhova fusha e interesit të kërkimit shkencor është fizika. Ajo punon mbi mbrojtjen më të sigurt dhe më të qëndrueshme të të dhënave mbi mbartës digjital. Me perspektiva të mëdha është gjithashtu projekti shkencor i doktores Izabella Genova, që është lidhur me prodhimin e lëndëve alternative djegëse prej biomase të mbeturinave. Tema është shumë aktuale dhe është në lidhje me kërkimin e zgjidhjes së problemit global për nevojën në rritje të burimeve energjetike. Nga ana tjetër ka të bëjë edhe me ndotjen progresive të mjedisit. “Këshilla ime ndaj të gjitha vajzat e reja, të cilat dëshirojnë të merren me shkencë, është që të kenë durim dhe të vazhdojnë të punojnë për ëndrrat dhe qëllimet e tyre” – tha Izabella Genova dhe vazhdoi:

Ndjenja kur merr një njohje të tillë është unike. Ky është një vlerësim i lartë për mua dhe për punën time. Dhe ai më motivon të vazhdoj të merrem me shkencë. Shpresoj se edhe njerëz të tjerë të rinj do ta zgjedhin këtë rrugë profesionale në Bullgari. Për fat të keq aktualisht shumë shkencëtarë heqin dorë nga shkenca, mirëpo shpresoj se në të ardhmen e afërt kjo do të ndryshohet. Më e rëndësishmja është sigurimi i financimit të domosdoshëm – ai është me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse kështu shkencëtarët do të motivohen.”

Sipas të dhënave të UNESKO-së sot vetëm 28% prej shkencëtarëve të rinj në botë janë gra. Prandaj programi “Për gratë në shkencë” përpiqet ta shtojë numrin e grave në shkencë. Tashmë më se 2700 femrave u janë dhënë bursa  për studime në fusha të ndryshme në 115 shtete. 15 prej të dekoruarave deri tani janë bullgare. Edhe sivjet juria me kryetare docentja Eliza Stefanova, pedagoge në Universitetin e Sofjes, përkrahi hulumtueset me potencial më të lartë në Bullgari:

Në vitet e para gratë-kandidate për bursa ishin shumë pak. Bile sot ato nuk janë shumë. Dhe jo sepse gratë nuk munden, por sepse nuk besojnë në veten e tyre. Kur kemi shembuj të përkrahur nga të tjerët, ne fillojmë të besojmë në veten tonë më shumë. Unë i falënderoj këto gra dhe i falënderoj gjithashtu meshkujt në  jurinë tonë. Në Bullgari gratë në shkencë kurrë nuk kanë qenë në vend të dytë mbas kolegëve,  me të cilët punojnë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përkrahim bullgaret e reja, para të cilave ka shumë sfida në këtë punë të vështirë.” 

Përshëndetjen e vet ndaj femrave bullgare në shkencë e drejtoi Ish-Drejtoresha e UNESKO-së Irina Bokova, e cila nuk ishte e pranishme në ceremoni, sepse në këtë ditë duhej dorëzuar postin e saj në Organizatë.  „Ju jeni shpresat e reja të Bullgarisë dhe besoj se gratë e kanë forcën ta ndryshojnë botën" – tha zonja Bokova dhe vazhdoi:

Gjatë viteve bullgarët dhe bullgarët kanë provuar se mund të zënë vendin e tyre ndër emrat më të dalluara në skenën botërore. Gjatë 7 viteve, në të cilat ky konkurs zhvillohet në Bullgari u bë e qartë jo vetëm se ka nevojë për nisma të tilla në fushën e shkencës, por edhe se shteti ynë ka një potencial të madh. Se ky potencial ka nevojë për zhvillim dhe inkurajim. Sot gratë në tërë botën ballafaqohen me stereotipa dhe paragjykime, barriera sociale dhe kulturore që kufizojnë mundësitë e tyre për arsim dhe financim të veprimtarisë së tyre hulumtuese. Ato pengojnë karrierën e tyre shkencore dhe zhvillimin e potencialit të tyre të plotë. Ky është programi është i vetmi në botë i krijuar me qëllim ndihmën dhe inkurajin të femrave në shkencë. Ai është pjesë e luftës globale për barazi mes gjinive. Nga fillimi i programit deri më sot dy nga shkencëtaret e dalluara pastaj fituan dhe Çmimin Nobel."

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD