Autoritetet shqiptare garantojnë të drejtat e minoritetit bullgar në vend

Ilijana Jotova dhe Ilir Meta
Foto: Agjencia Telegrafike Bullgare

Gjatë vizitës dyditore punë në Shqipëri zëvendës presidentja Ilijana Jotova u takua me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo u sigurua, se të drejtat e pakicës bullgare në Shqipëri do të garantohen dhe fëmijët me prejardhje bullgare do të mësojnë gjuhën amtare. Do të hartohen mekanizma për përfshirjen e gjuhës bullgare në shkollat e mesme, jo vetëm në shkollat e ditëve të shtune dhe të diele. Kështu fëmijët me prejardhje bullgare në se do të dëshirojnë do të jenë në gjendje të vazhdojnë arsimin në shkollat e larta bullgare. Para afro një muaji Kuvendi Shqiptar miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, me të cilin njihet ekzistenca e minoritetit bullgar në vend.

Më shumë nga rubrika

Liderë të Bashkimit Evropian miratuan Shtyllën e të Drejtave Sociale Evropiane

Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, të Komisionit Evropian-Zhan-Kllod Junker dhe kryeministri Estonez Juri Ratas, vendi i të cilit aktualisht kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian , nënshkruan Shtyllën Evropiane për të drejtat..

botuar më 17-11-17 6.31.MD

Në Bullgari po vihet re një përdorim i madh i antibiotikëve

Drejtori i Qendrës Kombëtare mbi infeksionet dhe sëmundjet parazitare profesori Todor Kantarxhiev njoftoi se, tek ne po vihet re një përdorim i tepruar i antibiotikëve. Ai paralajmëroi se, përdorimi i tepruar i antibiotikëve i kthen mikrobet e..

botuar më 17-11-17 6.01.MD

Të paktën 9 veta u vranë gjatë katastrofës në rajonin e fshatit Mikre rrethi i qytetit Lloveç

Një katastrofë e rëndë rreth fshatit Mikre, rrethi i qytetit Lloveç, mori jetën e të paktën 9 vetave, kurse mbi 15 janë të plagosurit, disa nga të cilët janë në një gjendje kritike. Gjatë incidentit i cili ka ndodhur aty rreth orës 12.50, janë..

botuar më 17-11-17 5.39.MD