Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria radhitet e katërta në botë për nga plakja e popullsisë

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të OKB-së Bullgaria është në vendin e katërt në botë për nga plakja e popullsisë. Kjo u njoftua në kuadrin e diskutimit “Përmirësim i gjendjes demografike të Bullgarisë” zhvilluar nën kujdestarinë e zëvendës kryeministrit Valeri Simeonov. Njerëzit në moshë mbi 60 vjeç tek ne përbejnë 26.1 për qind prej popullsisë. Sipas këtij treguesi vendi ynë radhitet pas Japonisë, Italisë dhe Gjermanisë. Popullsia e Bullgarisë brenda një periudhe 10-vjeçare, nga viti 2004 deri në vitin 2014, u ul me më se 558 mijë veta. Çdo vit vdesin përafërsisht 40-50 mijë veta. Aktualisht në tregun e punës nuk ka konflikt të brezave. Në se në fillim të shekullit nga tregu i punës dilnin 100 veta në vendin e tyre hynin 124 veta. Aktualisht kundrejt pensionimit të 100 vetave në tregun e punës hyjnë vetëm 64 të rinj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD