Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

Uragani ”Evridika” mori viktima në Greqi

Foto: BGNES

Ishulli Simi në detin Egje, i njohur mes turistëve si “Venecia greke”, qe i përmbytur nga uragani “Evridika”. Porti u zhyt në baltë, ka dëme të mëdha nëpër të gjithë infrastrukturën e ishullit. Pas kësaj stuhia goditi dhe zonën e Mandras në afërsi të kryeqytetit grek. Rrugët u kthyen në lumenj, u përmbytën shumë godina dhe makina. Disanjerëz të moshuar, të cilët jetojnë në katet më të poshtme të terrenit, nuk mundën të shpëtojnë. Disa të tjerë, qenë të mbuluar nga balta në oborret e shtëpive. Gjetën viktima dhe në det, të rrëmbyer nga uji. Çuditërisht u shpëtuan udhëtarët e një autobusi i cili u fundos krejtësisht. Në rajonin e dëmtuar nga uragani, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në operacionin e shpëtimit marrin pjesë zjarrfikës, trupa të ushtrisë dhe vullnetarë. Pritet që kushtet e këqija klimatike në rajon të vazhdojnë deri më 19 nëntor.


E shtynë takimin për emrin e Maqedonisë në Nju Jork

Foto: BGNES

Takimi i përfaqësuesve të Greqisë dhe të Maqedonisë me Matju Nimic-ndërmjetës i OKB-së në debatin midis të dyja shteteve për emrin e Maqedonisë, që duhej të zhvillohej më 20 ose 21 nëntor, është shtyrë për muajin dhjetor. Këtë e njoftuan mediet maqedonase, duke ju referuar birimeve diplomatike, pa u treguar shkaqet për shtyrjen. Shtypi grek shkruan se zëvendëskryeministri maqedonas mbi çështjet evropiane Bujar Osmani do të vizitojë Athinën gjatë javës së ardhshme për të biseduar me përfaqësues të nivelit të lartë të autoriteteve greke, pa u saktësuar, nëse vizita është e lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes. “Mosmarrëveshja me Greqinë rreth emrit është një çështje shumë aktuale për Maqedoninë. Qe fare e logjikshme që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale tek ne të bëjmë provë për zgjidhjen e këtij problemi  kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm, të cilin e kemi me Greqinë dhe në të njëjtën kohë është dhe pengesë për integrimin tonë”, tha më herët kryeministri maqedonas Zoran Zaev.


Arrestuan një grup për trafik të imigrantëve nga Turqia drejt Austrisë

Foto: BGNES

8 veta u arrestuan në Bullgari gjatë një aksioni të specializuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Shtetërore “Sigurim Kombëtar” për trafik të imigrantëve nga Turqia për në Austri. Imigrantët i kanë transportuar deri në Austri nëpër itinerarin Bullgari-Rumani-Hungari. Ata të cilët kanë shfaqur dëshirë të udhëtojnë në Perëndim i kanë orientuar 2 pakistanezë, zakonisht në Turqi, midis pakistanezëve, afganëve dhe irakianëve. Disa bullgarë i kanë pritur në “kufirin e gjelbër” dhe u kanë rregulluar strehim në Bullgari, kurse pas kësaj me varka të huajt i kanë transportuar përmes Danubit. Në tokën rumune i kanë pritur bullgarë të tjerë dhe i kanë çuar deri tek “kopshti i gjelbër” me Hungarinë. Që aty, por tanimë me makina me numra të huaja, imigrantët kanë vazhduar për në Budapest dhe pas kësaj deri në Austri. Tarifa ka qenë midis 4 dhe 6 mijë euro për njeri.


Disa serbë boshnjakë janë arrestuar në Bosnjë për krime ushtarake

Foto: BGNES

4 ish anëtarë të ushtrisë së serbëve boshnjakë gjatë luftës që nga periudha e viteve 1992-1995 u arrestuan në bazë të dyshimeve për krime ushtarake kundër kroatëve civilë boshnjakë dhe myslimanëve.  Gjatë luftës ata kanë qenë në trupat, të cilat më 15 shtator 1995 kanë likuiduar të paktën 28 civilë në rajonin e Doni Vakuf. Përpara ekzekutimit ushtarët serbë i kanë detyruar robërit të kryejnë punë të rëndë fizike.


Sllovenia hoqi dorë nga deportimi i një refugjati sirian

Foto: BGNES

Sllovenia anuloi deportimin e planifikuar të kandidatit sirian për strehim pas protestave shoqërore. Siriani Ahmed Shamieh ka paraqitur kërkesë për strehim në Slloveni përpara 20 muajve, pasi nuk ka marrë lejë që të hyjë në territorin austriak. Autoritetet sllovene e kanë hedhur poshtë kërkesën me argumentin se rasti i tij duhet t'i dorëzohet Kroacisë, nga ku ka ardhur në Slloveni. Gjatë qëndrimit të vet në Slloveni Shamieh ka kryer punë të dobishme shoqërore dhe është bërë shembull i integrimit të suksesshëm të refugjatëve, gjë me të cilën ka fituar përkrahjen e organizatave të të drejtave të njeriut dhe të politikanëve liberalë.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD