Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti i ri i monitorimit të KE-së për Bullgarinë dhe pikëpamjet diametralisht të kundërta të forcave politike ndaj tij

БНР Новини
Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Raporti i fundit, i shtatëmbëdhjetë me radhë, i Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm provokoi reagime, të cilat tregojnë mospërputhjet e plota ndërmjet forcave politike tek ne. Për partinë qeverisëse GERB dhe partnerët e saj nga koalicioni i Patriotëve të Bashkuar raporti është objektiv dhe në fund të fundit pozitiv, sepse në të nuk ka rekomandime të reja dhe për sa u përket rekomandimeve të mëparshme, dëshmon për njëfarë përparimi. Arsyeja për kënaqësinë e qeverisë është fakti se për hare të parë në raportin e Komisionit Evropian flitet për një mundësi për ndërprerjen e monitorimit gjatë vitit 2018. Mirëpo sipas Partisë Socialiste Bullgare (partisë më të madhe opozitare) konstatimet e Komisionit Evropian flasin për një “dështim”, kurse sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë për një “dështim objektiv”. Për socialistët “kryerja e pjesshme” e rekomandimeve në fund të fundit do të thotë se asnjëra prej tyre nuk është kryer plotësisht. Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë pohojnë se raporti i KE-së është një “dështim i pjesshëm”, sepse në këtë etapë asnjëra prej rekomandimeve nuk është kryer në mënyrë të kënaqshme.

Një nuancë specifike në reagimet e qeveritarëve solli koalicioni i Patriotëve të Bashkuar, i cili propozoi që monitorimi i Komisionit Evropian për drejtësinë dhe rendin e brendshëm të ndërpritet apo të shoqërohet nga monitorime analogjike në shtet e tjera evropiane, në të cilat sipas patriotëve vëzhgohen shkelje të ngjashme me ato në Bullgari dhe bile më të rënda.

Duket se vazhdimi i monitorimit pas raportit të fundit nuk i motivon partitë parlamentare të bashkojnë përpjekjet e tyre për veprime në drejtim të plotësimit të rekomandimeve. Në ditën e shpalljes së raportit të KE-së në Kuvend plasi një skandal për shkak të dëshirës së socialistëve që Kryeministri Borisov të shpjegojë pohimin e tij nga ditët e mëparshme se ndër deputetët bullgarë ka njerëz të ndërlidhur në trafikimin e narkotikëve dhe blerjen e votave. Kryetari i Parlamentit Dimitër Gllavçev e dëboi nga salla plenare kryetaren e partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova, kurse në përgjigje të kësaj socialistët filluan të mbledhin nënshkrime për përjashtimin e Gllavçevit nga posti i Kryetarit të Parlamentit. Për shkak të skandalit Partia Socialiste Bullgare doli nga salla, pak më vonë të njëjtën e bënë deputetët nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë.

Vlerësimet kontradiktore të qeveritarëve dhe opozitës për raportin e monitorimit  akoma më shumë e shtuan tensionin rreth propozimit të partisë GERB për amendamente kushtetuese me qëllim heqjen e kufizimeve kohore për hetimet e mashtrimeve të privatizimit në periudhën 1992-2017. Nga partia në pushtet GERB pohojnë se kjo iniciativë e tyre është lidhur me mocionin e mosbesimit që po përgatitet nga socialistët, i cili është arsyetuar me korrupsionin. Liderja e Partisë Socialiste Bullgare (e cila sipas GERB-it është “privatizuesja kryesore”) insiston gjithashtu për hetimin e koncesioneve dhe grupeve të kriminelëve gjatë kohës së tranzicionit. Ajo bëri thirrje për ikjen e pjesëmarrësve të këtyre grupeve nga udhëheqja e shtetit. Kështu në mënyrë paradoksale, raporti i Komisionit Evropian për përparimin e dyshimtë të shtetit në fushën e drejtësisë u pranua me një fazë të re të mosmarrëveshjeve mes dy partive më të mëdha në Parlament dhe me grindje për këtë cila prej tyre është më e korruptuar.

Dhe përveç se është paradoksal, ky diskutim është i pakuptimtë, sepse gjatë tërë kohës së monitorimit të Bullgarisë nga Komisioni Evropian partia GERB dhe ajo socialiste me radhë kanë qeverisur shtetin dhe prandaj të dyja duhet të përgjigjen për këto probleme. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD