Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një skulpturë e prodhuesve legjendar çekë të birrës Vëllezërit Proshek u inaugurua në Sofje

БНР Новини
Foto: BTA

Përball hyrjes së Televizionit Kombëtar Bullgar në Sofje, në vendin e  njërës prej fabrikave të para të birrës tek ne, tanimë është vënë skulptura dhe pllaka e nderit e vëllezërve Gjeorgji dhe Bogdan Proshek. Të dy çekët janë themeluesit e prodhimit të birrës në Bullgari. Skulptura i paraqet të dy vëllezërit, të ulur në një tavolinë, me buzë në gaz dhe me një krikëll bire në dorë. Autorët e saj janë Profesori Gjeorgji Çapkënov, Kosta Çapkënov dhe Stanisllava Çapkënova dhe arkitekti Stanisllav Konstantinov dhe është inauguruar me rastin e 170-vjetorit të lindjes së vëllait të madh-Gjeorgji Proshek. Monumenti është një shprehje e nderimit dhe të respektit ndaj veprimtarisë së dy personaliteteve të shquar, veprimtarë shoqërorë dhe kulturorë, të cilët e kanë zgjedhur Bullgarinë për atdheun e tyre të dytë. Ata kanë financuar ndërtimin e disa prej simboleve të kryeqytetit si Ura e Shqiponjave (Orlov most) dhe Ura e Luanëve (Lëvov most), Fabrika e birrës e të tjera.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD