Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të paktën 9 veta u vranë gjatë katastrofës në rajonin e fshatit Mikre rrethi i qytetit Lloveç

Foto: BGNES

Një katastrofë e rëndë rreth fshatit Mikre, rrethi i qytetit Lloveç, mori jetën e të paktën 9 vetave, kurse mbi 15 janë të plagosurit, disa nga të cilët janë në një gjendje kritike. Gjatë incidentit i cili ka ndodhur aty rreth orës 12.50, janë përplasur një mikrobus pasagjerësh dhe një kamion. Në mikrobus kanë udhëtuar një grup njerëzish të verbër, të cilët kanë qenë në ekskursion. Me urdhër të kryeministrit Bojko Borisov drejt vendit të katastrofës janë dërguar 4 automobila për reanimim nga spitalet e kryeqytetit Akademia Ushtarake Mjekësore dhe spitali “Llozenec”. Në vendin e incidentit është ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Shkaqet për katastrofën e rëndë akoma po sqarohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD