Dy bullgarë fituan medalje të arta në Kampionatin Botëror për Arte Luftarake të Përziera, që u zhvillua në Bahrejn. Deljan Georgiev fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 65.8 kg, pasi mundi finaldezin Xhoel Arolajnen. Medaljen e dytë të artë e fitoi Atanas Svisov në kategorinë deri në 120,2 kg. Ai mundi polonezin Marçin Kalata.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..