Georgi Çollakov është kryetari i ri i Gjykatës së Lartë Administrative gjatë 7 viteve në vijim. Në ceremoni nuk ishte i pranishëm Presidenti Rumen Radev, i cili një herë refuzoi ta emërojë Çollakovin dhe nënshkroi urdhrin e emërimit të tij pasi ai u rizgjodh nga përbërja e re e Gjykatës së Lartë Administrative. Në fjalimin e vet Ministrja e Drejtësisë Cecka Caçeva e vuri theksin te rëndësia e Gjykatës së Lartë Administrative si një institucion, tek i cili kanë akses të gjithë qytetarët dhe institucionet joqeveritare, të cilat kërkojnë korrigjim të vendimit të autoritetit qendror dhe vendor. Shefi i deritanishëm i Gjykatës së Lartë Administrative Georgi Kolev mori një vlerësim shumë të lartë për punën e tij gjatë shtatë viteve në krye të institucionit.
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në..
Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..