Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i blerësve bullgarë të pronësive të patundshme te ne me qëllim pushime u barazua me atë rus

Foto: BGNES

Numri i blerësve, të cilët kanë lidhur marrëveshje për pronësi të patundshme në Bullgari gjatë vitit 2017 me qëllim pushime tashmë u barazua me atë të rusëve. Sipas analizave të fundit të një kompanie për pasuri të patundshme, blerësit bullgarë janë 35 për qind e tregut të përbashkët, kurse shtetasit rusë janë 36 për qind. Tregu vendas tashmë është i qëndrueshëm dhe jo i aktivizuar përkohshëm në dallim të atij rus. Shitësit e pronësive të patundshme nënvizojnë se tashmë jemi dëshmitarë të krijimit të kulturës së investimeve në prona të patundshme me qëllim pushime. Këtu përfshihen edhe bullgarët, të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit. Ata interesohen kryesisht për prona në Sozopoll, Pomorie dhe Burgas. Si një grup i tretë blerësish formohen klientët nga Izraeli, të cilët pasi vijnë për pushime në vendin tonë e pëlqejnë shumë Bullgarinë dhe vendosin të blejnë pronë këtu. Ata përbëjnë 10 për qind të numrit të përgjithshëm të klientëve që kanë blerë pasuri të patundshme te ne.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD