Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferencë e përbashkët për shtypin e kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë

Zoti Borisov dhe zoti Zaev
Foto: Agjencia Telegrafike Bullgare

Për Bullgarinë është me rëndësi që Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia sa më shpejtë të aderohen në BE. Këtë e deklaroi kryeministri Bojko Borisov në një konferencë të përbashkët për shtypin me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy shteteve në qytetin maqedonas Strumica. Zoti Borisov tha, se më 6 dhe 7 dhjetor në Sofje do të mbahet një takim i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin. Në të do të diskutohen mundësitë për financimin e korridorit №8, i cili lidh Detin e Zi me Detin Adriatik, Bullgarinë me Shqipërinë përmes Maqedonisë, Evropën me Azinë. Politika jonë është politika e aderimit, sepse kjo tërheq investime dhe ndihmon rritjen e të ardhurve. Ndërsa aty ku ndërtohet nuk ka luftëra, shtoi kryeministri bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD

ITN ktheu mandatin e tretë të paplotësuar për të formuar një qeveri menjëherë pas dorëzimit të tij

“Ka një popull të tillë” (ITN) falënderoi Presidentin Rumen Radev për besimin dhe ia ktheu mandatin e tretë për të formuar qeverinë. Dosja është kthyer bosh nga nënkryetari i grupit parlamentar të ITN-së Ivajllo Vëllçev me fjalët “Na vjen mirë që kësaj..

botuar më 24-03-28 12.10.MD