Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Bavaria do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Aleksandër Manolev
Foto: Agjencia Telegrafike Bullgare

Përfaqësues të bashkimit më të madh industrial në Gjermani do të vizitojnë Bullgarinë vitin e ardhshëm. Ata do të studiojnë mundësitë për investime dhe për realizimin e projekteve të reja. Kjo u kontraktua në një takim të zëvendës ministrit të ekonomisë Aleksandër Manolev me drejtorin ekzekutiv të Bashkimit Rajonal të Bavarisë të Prodhuesve Gjermanë të Makinave dhe Impianteve Ellgar Shtraub. Aktualisht më se 930 firma nga Bavaria realizojnë veprimtari prodhuese dhe tregtare në Bullgari. Ministri bullgar bisedoi edhe me presidentin dhe drejtor ekzekutiv të Qendrës së Digjitalizimit të Bavarisë, profesorin doktor Manfred Broj. U arrit marrëveshje për partneritet në hartimin e strategjisë për digjitalizimin e ekonomisë bullgare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD