Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka bullgarë të lënduar gjatë sulmeve terroriste në Mali dhe Egjipt

Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Sofje
Foto: BGNES

Nuk ka mjekë bullgarë të lënduar në sulmin terrorist në Mali këtë të premten, informuan nga Ministria e Mbrojtjes. Sulmi është kryer larg bazës ushtarake, ku janë dislokuar mjekët bullgarë. Nuk ka të dhëna për kërcënime të drejtpërdrejta për bazën e tyre.

Ndërkohë gjatë një sulmi tjetër terrorist në një xhami në pjesën veriore të Gadishullit të Sinajit të Egjiptit vdiqën 200 veta, kurse të lënduarit janë të paktën 120. Sipas informacioneve të autoriteteve në vend sulmuesit kanë aktivuar një mjet shpërthimi dhe pastaj kanë hapur zjarr kundër njerëzit e mbledhur në xhami për lutjen e së premtes.

Tani për tani asnjë organizatë terroriste nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Në shtet janë shpallur tri ditë zie në nderim  të  viktimave.

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme dënoi ashpër sulmin terrorist dhe shprehi ngushëllime të sinqerta për të afërmit e viktimave dhe për njerëzit e prekur. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD